Lajme Javore

Informohu i pari

Frikë në Britani, mbi 200 të burgosur rezultojnë pozitiv ndaj-Covid

Më shumë se 200 të burgosur kanë rezultuar pozitiv ndaj testit të Covid 19.

Ministria e Drejtësisë në Britani ka zbuluar se 218 të burgosur janë infektuar në 57 burgje të ndryshme. Numri i të burgosurve të infektuar është dyfishuar që prej 7 prillit dhe rreth 82 punonjës të burgjeve kanë rezultuar gjithashtu pozitivë. Ndërkaq, 10 prej tyre kanë ndërruar j etë.

Qeveria britanike njoftoi në fillim të këtij muaji se 4,000 të burgosur me rrezik të ulët që kanë më pak se dy muaj të mbetur nga dënimi i tyre do të kenë të drejtë për lirim të parakohshëm. Deri më tani, në Britani ka rreth 100.000 raste të konfirmuara dhe 12.868 vik tima.

Përsa i përket të burgosurve që do të lirohen, ata do të monitorohen në mënyrë elektronike për të mos shkelur rregullat e karantinimit. Ndërkohë ekspertët mjekësorë kanë kërkuar që të lirohen më tepër të burgosur, rreth 15.000.

Në një kërkesë zyrtare, ekspertët shkruajnë:

I kemi kërkuar Komitetit Ekzekutiv Kombëtar që numri i lirimit të të burgosurve të jetë të paktën 15.000. Kjo mund të ndihmojë vërtetë në ndalimin e pandemisë në këto institucione. Duhet mbrojtur jo vetëm jeta e tyre, por edhe e stafit që është në rrezikshmëri të përditshme ndaj Covid 19. Gjithashtu, duhen shtuar testet dhe kontrollet mjekësore nëpër burgje, për të arritur identifikimin e hershëm të rasteve të reja.