Shoferi thyen karantinën dhe përpl as 11 vjeçarin në Tiranë, i mituri dërgohet me urgjencë te Trauma
Një fëmijë 11 vjeçar është dërguar me urgjencë mbrëmjen e sotme në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake, fëmija është përpl asur nga një makinë në orën 21.00 të mbrëmjes së sotme në rrugën “Muharrem Bajraktari” në Laprakë, ndërsa shoferi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes.
Policia është nisur menjëherë drejt vendit të ngjarjes dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, i cili tashmë veç pl agosjes së të miturit ka thyer dhe urdhrin për të mos lëvizur me makinë për shkak të masave për covid-19.
Gjendja shëndetësore e 11 vjeçarit nuk dihet ende. Po ashtu nuk dihet dhe cila ka qenë arsyeja që ai ka qenë jashtë shtëpisë në orët e vona të mbrëmjes.