Lajme Javore

Informohu i pari

I kishin mbetur vetëm disa orë jetë, pacientja e infektuar nga koronavirusi shpëton falë teknikës së re

Teksa familjarët u njoftuan për t’i dhënë lamtumirën e fundit, një grua ka shpëtuar mrekullisht nga Covid 19. Mjekët që po e kuronin, vendosën që të përdornin teknikën e re të sugjeruar për pacientët në terapi intensive, vendosjen e tyre përmbys në krevat. Ajo ka qëndruar në atë pozicion për 12 orë dhe besohet se kjo gjë i shpëtoi jetën.

Stacey Fresco ishte shtruar në spital që prej 20 marsit dhe ishte vendosur në terapi intensive vetëm dy ditë më vonë pas përkeqësimit të shpejtë të gjendjes së saj. Burrit të saj, Adamit iu tha të përgatitej për më të keqen pasi gruaja e tij u intubua dhe ishte e pavetëdijshme. Stacey, e cila vuante gjithashtu nga diabeti, pati probleme jo vetëm me mushkërinë, por edhe me veshkat dhe zemrën.

Bashkëshorti i saj është shprehur:

Pasi fola me doktorët, mu desh të përgatisja fëmijët. Ne kemi dy fëmijë, 21 dhe 23 vjeç, të cilët morën lajmin e hidhur se ndoshta do të shikonin për herë të fundit mamanë e tyre. Mjekët na thanë se Stacey mund të kishte edhe vetëm disa orë jetë. Megjithatë, mjeku i saj vendosi që të përdorte teknikën e re dhe e pozicionoi atë barkazi. Orët po kalonin dhe ajo qëndroi rreth 12 orë në atë pozicion. Stacey pati një rekuperim të mrekullueshëm dhe tashmë i janë hequr edhe tubat. Tashmë është akoma në spital, por në gjendje të qëndrueshme. Ky vendim i momentit të fundit, i shpëtoi jetën bashkëshortes time.