Ekskluzive/ Del videoja, si u dhu nua mjeku me të vëllanë nga drejtori i Policisë së Beratit
Një denoncim i rëndë mbërriti ditën e sotme në redaksinë e JOQ Albania, ku një qytetar nga Berati tregoi një rast flagrant dh une, me protagoniste Policinë e Shtetit.
Kësaj protagonist i dhu nës nuk ishte ndonjë efektiv i thjeshtë, por vetë drejtori i Policisë së Beratit, Arben Ahmetaj.
Qytetari u shpreh se Ahmetaj kishte dh unuar mjekun e urgjencës së spitalit të qytetit, Edison Skëndo, specializant në kardiologji.
Së fundmi, JOQ Albania ka siguruar edhe videon që tregon momentin kur zyrtari i lartë i Policisë së Shtetit dhu non mjekun Skëndo dhe vëllain e tij.
Siç shihet dhe në video, Ahmetaj ka god itur vëllain e Skëndos me shke lm, ndërsa vetë mjekun e tërheq prej bluze.
E gjithë skena është regjistruar në trotuarin e një rruge pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Berat dhe përkon ekzaktësisht me denoncimin e bërë nga qytetari pak orë më parë, i cili tha se drejtori i Policisë god iti të vëllanë e mjekut.
Incidenti ndodhi pasi Skëndo ishte duke lëvizur së bashku me vëllain e tij, kur drejtori i Policisë i ka ndalur duke u kërkuar autorizimin e lëvizjes.
Më pas, midis tyre ka pasur një debat për shkak se mjeku nuk dispononte lejen e lëvizjes, e cila bëri që Ahmetaj të “tregojë forcën” mbi ta.
Sipas dëshmisë së mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, mjeku Skëndo ndodhet në ambientet e Drejtorisë së Policisë Berat.
Ndërkohë, qytetari që ka dërguar videon në redaksinë e JOQ Albania shprehet se Ahmetaj i ka ofenduar dy vëllezërit.
Njëri prej tyre i ka kërkuar llogari pse po sillej në këtë mënyrë, por drejtori i Policisë Berat duket se e ka “tërbuar” kjo pyetje me të drejtë e qytetarit, duke e bërë që të “turfullojë” ndaj tij, duke e god itur me shk elm, siç tregohet qartë edhe në video.
Por, sipas qytetarit, ky nuk është rasti i parë që Hasan Ahmetaj dhu non qytetarët e Beratit.
Sipas tij, dy ditë më parë Ahmetaj ka god itur me gru sht në dyqanin e tij një ish-sportistin kampion të mundjes, Hajri Dhelpra, i cili është një figurë e respektuar në qytetin e Beratit.
Qytetari thotë se të dyja skenat kanë ndodhur në ambiente publike.
Një tjetër detaj tepër të rëndësishëm që përmend denoncuesi është se vëllai i mjekut është dërguar në spital, pasi ka shenja në trup që ja ka shkaktuar drejtori i Policisë.
Video e siguruar nga JOQ është vetëm një pjesë e shkurtër e ngjarjes, pasi vëllai i mjekut mund të jetë dhu nuar edhe në ambientet e brendshme të komisariatit, pasi një drejtor i cili guxon të dhu nojë qytetarët edhe në ambiente publike, nuk dihet se ç’mund t’u bëjë të shoqëruarve në rajonin e policisë.
Mesazhi i qytetarit:
Pershendetje JOQ! Kjo video eshte filmuar sot 100 m para komisariatit, drejtori i policise ka share dy vellezer dhe njeri i ka kerkuar llogari pse sillet ne kete menyre. Hasani e ka g ditur dhe e ka showeruar ne polici, madje i ka bere kallzim sikur ky djali e ka god itur Ai djali eshte doktor dhe per momentin eshte ne dhome te izolimit. Kete histori e di gjithe Berati dhe mund ta verifikoni. Edhe para dy ditesh Hasan Ahmetaj ka god itur me gru sht ne dyqanin e tij nje ish sportist kampion i mundjes dhe shume i nderuar ne qytetin e Beratit Hajri Dhelpra. Edhe kete e kane para te gjithe njerezit qe kane qene aty dhe kane nderhyre. Edhe vellai i ati djalit te sotem ka shkuar ne spital dhe po ben nje vizite se ka shenja ne trup qe ka ka shkaktuar Hasan Ahmetaj. Per keto qe ju thash mbaj pergjegjsi te ju se jane mese te sigurta.