Lajme Javore

Informohu i pari

Standardi i dyfishtë i Policisë së Lleshit, qytetari: Lokalet janë hapur, policët merren me ata që dalin për pazare

Prej më shumë se një muaji i gjithë vendi ndodhet në izolim për shkak të situatë së shkaktuar nga koronavirusi.

Autoritetet kanë ndërmarrë masa ekstreme ndaj qytetarëve, të cilat në disa raste kanë arritur deri në heqje lirie për shkelësit e rregullave.

Megjithatë, ditët e fundit është vënë re një tjetër fenomen, ku protagoniste është Policia e Shtetit.
Bëhet fjalë për standardin e dyfishtë të përdorur nga Policia e Lleshit, e cila duke se po bën “një vesh shurdh e një sy qorr” për disa nga shkelësit e masave, ndërsa nga ana tjetër gjobit pa ‘pikë mëshire’ hallexhinjtë dhe qytetarët e zakonshëm.

Siç e kemi raportuar edhe gjatë ditëve të fundit, qytetarë të shumtë kanë dërguar video që dëshmojnë këtë “trend” në rritje të Policisë së Shtetit.

Dy nga rastet më të fundit ishin dy vajza me një makinë të cilat po lëviznin jashtë orarit të përcaktuar, të cilat madje talleshin me efektivët e policisë, dhe këta të fundit bënin “flirt” me to dhe nuk morën asnjë masë ndaj tyre, ndërkohë që rasti tjetër ishte i një zotërie 61-vjeçar nga një fshat i Elbasanit, i cili kishte bërë 15 km rrugë për të shkuar në qytet për të paguar sigurimet shoqëror, por që u gjobit me 100 mijë lekë nga policët, vetëm pse nuk kishte leje-daljeje.

Ndërkohë së fundmi të tjera pamje filmike kanë mbërritur sot në redaksinë e JOQ Albania, të cilat përforcojnë edhe më tej faktin që Policia e Shtetit po përdor standard të dyfishtë.

Siç shihet dhe në videon e dërguar nga një qytetar, në zonën e Unazës së Re është lokalet janë hapur, ndërsa policia merret me banorët që dalin për të bërë pazar.

Lokalet e hapura mund të kthehen në burime të infeksionit, ashtu siç ndodhi edhe në Elbasan, ku një pronar lokali vijonte normalisht aktivitetin e tij, por që u infektua me koronavirus së bashku me bashkëshorten, duke infektuar edhe disa klientë të tij.

Ky është një tjetër rast flagrant që tregon një panoramë të qartë të “punës” së Policisë së Lleshit, e cila vijon të mos dënojë të gjithë shkelësit njëlloj, por gjobit vetëm ata që dalin për të blerë bukën e gojës.

Ai shkruan:
Pershendetje JOQ! Ne zonen e Unazes se Re, lokalet jane hapur plot dhe policia merret me banoret qe dalin per pazare. Faleminderit!