‘Pozitivët infektojnë të tjerët 2-3 ditë para shfaqjes së sipmtomave tek ata’, del studimi i ri për koronavirusin
‘Ndjekja’ e të sëmurëve me koronavirus nuk do të jetë aq e thjeshtë. Një studim i Universitetit të Hong Kong-ut i botuar në ‘Nature Medicine’ ka vërejtur që një person i infektuar mund të infektojë të tjerët dy ose tre ditë përpara se te ai të shfaqen simptomat e para.
Studimi i kryer mbi 77 pacientësh të infektuar ka zbuluar se infektimi i të tjerëve nga asimptomatikët ka përmasa më të mëdha se sa pritej. Në të vërtetë, vlerëson ekipi i Hong Kongut, 44% e transmetimeve në botë ka ndodhur nga të ashtuquajturit “transportues të shëndetshëm”.
Strategjia e “gjurmimit pozitiv” – një nga shtyllat për të kaluar në Fazën 2, ajo e rihapjes së aktiviteteve, bazohet pikërisht në njohjen dhe izolimin e njerëzve që kanë kontraktuar infeksionin. Por mbyllja e një personi të infektuar në shtëpi në momentin kur tregon simptoma mund të jetë tepër vonë, zbulon studimi.
Edhe nëse Organizata Botërore e Shëndetit vazhdon t’i konsiderojë njerëzit simptomatikë si fajtorët kryesorë të infeksionit, zgjidhja e problemit tani båhet edhe më e vështirë.
Që nga rihapja në fillim të prillit, Kina ka realizuar një fushatë të gjerë për testet e tamponit apo dhe ato serologjike. Deri më tani ajo ka identifikuar 1.300 njerëz pozitivë, por asimptomatikë.