Kjo Nuk Pritej / Policia Zvicerane Gatuan Flija Bashkë Me Kosovarët
Policia zvicerane i ka ndihmuar disa kosovarë që të gatuajnë flija në parkun e një kantoni në Zvicër.
Në bazë të raportit të fundit të publikuar në vitin 2019, në shtetin e Zvicrës jetojnë 113 380 kosovarë, që radhiten të pestit në numër për nga numri më i madh i shtetasve të huaj në shtetin helvetik.
Kosovarët atje kanë ndërtuar shtëpia e kanë bërë kushte të mira të jetës, ku edhe janë adaptuar me mënyrën e jetesës atje.
Mirëpo edhe pse jashtë Kosovës, ata nuk mund t’i harrojnë traditat e tyre, e sidomos kur bie fjala tek flija.