Itali/ Ulet për të dytën ditë rradhazi numri i vik timave nga koronavirusi, shtohen ndjeshëm rastet e reja
Lajme të mira vijnë nga Italia, ku bilanci i vik timave nga koronavirusi ka shënuar sërish ulje për të dytën ditë rradhazi.
Mbrojtja Civile konfirmoi se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur je tën 525 persona nga koroanvirusi, ose 53 vik tima më pak se dje, ku u regjistruan 578 je të të humbura.
Numri i përgjithshëm i vik timave nga koronavirusi në Itali ka arritur këtë të enjte në 22,170.
Sipas të dhënave zyrtare, numri total i të infektuarve nga koronavirusi, përfshirë edhe ata që janë shëruar dhe vik timat, ka arritur në 168,941.
Lajmi i mirë është se këtë të mërkurë, mbi 2 mijë pacientë kanë mundur të shërohen plotësisht nga koronavirusi, duke lënë ambientet e spitaleve.
Nga shpërthimi i epidemisë e deri më tani, 40,164 pacientë janë shëruar nga koronavirusi, ndërkohë që 2936 të tjerë ndodhen në gjendje kritike për je tën, në terapi intensive.
Mirëpo lajmi i keq është se gjatë këtë të enjte është vënë re një rritje e rasteve të reja në krahasim me një ditë më parë. Ndërsa dje u regjistruan 2667 raste të reja, sot janë testuar pozitivisht mbi 3700 persona.
Deri më tani, në Itali janë kryer gjithsej mbi 1 milion e 178 mijë teste, ku mbi 60 mijë prej tyre janë bërë gjatë 24 orëve të fundit, duke shënuar edhe numrin më të lartë të tamponeve që janë kryer brenda një dite në shtetin italian.
Numri i rasteve aktive me koronavirusi në Itali ka arritur në 106,607.
Kujtojmë këtu që e premtja e 27 marsit ishte dita më vd ekjeprurëse e pandemisë në shtetin fqinj, ku u shënuan 969 vi ktima në 24 orë.
Italia tashmë është vendi i dytë më i god itur nga koronavirusi në rang global, pasi SHBA tejkaloi shtetin fqinj për numrin e vik timave.