Xhiro në bregdet, polici ndjek me vrap gruan derisa ajo humb ndjenjat (Video)
Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video nga Vlora, ku një efektiv policie ndjek me vrap një grua në breg të detit, derisa kjo e fundit humb ndjenjat. Siç duket edhe nga videoja e publikuar, gruaja fillimisht diskuton me efektivin, më pas i bie të fikët në breg.
Menjëherë në ndihmë të saj vijnë disa qytetarë të tjerë, ndërsa polici flet dhe përdor telefonin e tij dhe nuk i afrohet qytetares për ta ndihmuar për asnjë moment. Ndërkohë Berisha i bën thirrje qytetarëve për mosbindje civile, pasi sipas tij pasardhësi Edi Rama kërkon të rivendosë diktaturën.
“Narkobandit me uniform larg duart nga qytetarët!! Trajtimi shtazor i qytetares nga narkohorrat me uniformë të Edvin Kristaq Xhelatit në Vlorë! Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital! Edvin Kristaq Bastardi ka shfrytëzuar epideminë për të vendosur mbi ju të dashur qytetare shtypjen e egër të etërve të tij mizor, Enver Hoxhës, Hitlerit shqiptar, Daj Xhelat Kolekës dhe Kristaq Xhelat Ramës! Ju bëj thirrje të ngriheni në të gjitha format e protestave dhe mosbindjes civile për të kundërshtuar veprimet shtazore ndaj jush të këtij bastardi të xhelateve hoxhist,”-shkruan Berisha krahas videos.
Ndërkohë që Policia ndjek këmba-këmbës qytetarët e thjeshtë, të njëjtin trajtim nuk e marrin ‘VIP-at’, të cilët kanë filluar që të shijojnë bregdetin. Pak më parë Arbana Osmani postoi buzë plazhit, Romeo Veshaj dhe Jonida Maliqi organizuan një darkë romantike buzë detit, ndërsa Françeska Jaçe jo vetëm që shkeli karantinën por edhe gjeti local hapur për të ‘kthyer’ një gotë verë. Megjithatë edhe pse në shkelje asnjë prej tyre nuk është ndëshkuar, pasi mesa duket rregullat e karantinës aplikohen vetëm për njerëzit e thjeshtë.