Po ktheheshin në Shqipëri, policia greke gjobit 12 shqiptarë: Nuk kishin arsye urgjente
Policia greke ka gjobitur me 300 euro 12 emigrantë shqiptarë, të cilët donin të ktheheshin në Shqipëri.
Shqiptarët ishin nisur nga Mykonos për në atdhe, në këto ditë izolimi.
Policia greke nxorri si argumet se shqiptarët nuk kishin arsye urgjente për të lëvizur.
Po ashtu ata nuk u lejuan të vijonin më tej edhe pas gjobës. Autobusi që ata udhëtonin shkoi bosh deri në Igumenicë.
Kujtojmë se dhe në doganat shqiptare, emigrantët po përballen me një situatë të vështirë. Për tu kthyer pranë familjes ata duhet të qëndrojnë 14 ditë të izoluar në hotel me shpenzimet e tyre.