Lajme Javore

Informohu i pari

Shkodra ‘vatër infeksioni’, 12 raste të reja nga 24 në gjithë vendin

Sot ministria e Shëndetësisë njoftoi 24 raste të reja me koronavirus në vend ndër të cilët 12 janë regjistruar vetëm në Shkodër.

Gjysma e rasteve në gjithë vendin sot vetëm në Shkodër. Ndërsa numri i të infektuarve në total ka shkuar në 83 në këtë qark.

Sipas “Faxweb.al” e infektuar ka rezultuar dhe një infermiere e Reanimacionit të Spitalit të Shkodrës.

Ndërsa 24 raste të reja janë konfirmuar pozitivë me koronavirus në mbarë vendin duke e çuar në 518 numrin e përgjithshëm të personave të infektuar.

Mësohet se harta e të prekurve është zgjeruar në 7 qytete, ku kryeson për raste të reja Shkodra me 83 te infektuar deri më tani, ndërsa i është shtuar hartës me të infektuar me koronvairus edhe Mallakastra me rastin e parë regjistruar mëngjesin e sotëm kur pozitive me koronavirus ka rezultuar një infermiere.

Infermierja është punonjëse e qendrës shëndetsore të Aranitas ndërsa bëhet me dije se i gjithë stafi është karantinuar si masë paraprake.