Lajme Javore

Informohu i pari

Denoncimi/ Nuk kishte leje lëvizje, Drejtori i Policisë së Beratit dhu non dhe fut në qeli mjekun e urgjencës

Shqipëria ndodhet në një situatë emergjente përsa i përket përhapjes së koronavirusit. I gjithë vendi është izoluar, masat janë drastike dhe bluzat e bardha po luftojnë me armikun e padukshëm në vijën e parë të frontit.

Puna e tyre është e rëndësishme dhe vlerësimi i të gjithë qytetarëve është i madh.

Mirëpo mesa duket ka disa zyrtarë që hija e detyrës nuk i lë të shikojnë punën e palodhur të mjekëve dhe kryejnë veprime absurde mbi ta, në këtë situatë të tillë.

E një denoncim i tillë ka mbërritur edhe në redaksinë e JOQ ALBANIA.
Mësohet se Drejtori i policisë së Beratit, ka dhu nuar mjekun e urgjencës së spitalit të qytetit Edison Skëndo, specializant në kardiologji.

Skëndo ka qenë duke lëvizur sëbashku me vëllain e tij, kur drejtori i policisë i ka kërkuar autorizimin e lëvizjes. Në debat e sipër, drejtori ka goditur vëllain e mjekut dhe më pas situatea është acaruar edhe më tej.

Qytetari i cili ka bërë edhe denoncimin shprehet se ngjarja ka ndodhur përpara Drejtorisë Vendore të Policisë Berat në prani të shumë dëshmitarëve.
Aktualisht dy vëllezërit ndodhen në ambientet e Drejtorisë së Policisë Berat.

Denoncimi i plotë:
Drejtori i policisë së Beratit, për të cilin vetëm në kohët e fundit ka pasur disa dëshmi publike për dhu në ndaj punonjësve të policisë, favorizim të bizneseve në dëm të të tjerëve, pak minuta më parë nga dhu nuar mjekun e urgjencës Edison Skëndo (specializant në kardiologji). Gjithçka ka ndodhur përpara Drejtorisë Vendore të Policisë Berat në prani të shumë dëshmitarëve. Gjithçka nisi kur vet Drejtori i kërkoi lejen e lëvizjes mjekut Skëndo dhe vëllait të tij. Në debat e sipër, Drejtori ka goditur të vëllanë e mjekut, pastaj situata është thelluar edhe më tej. Aktualisht mjeku dhe i vëllai gjendet brenda ambienteve të DVP Berat. Gjithçka po fshijet nga mediat ose me vonë nuk është çudi që të bëjnë fajtor ata dy djem të mrekullueshëm. Eshte absurd ti kerkosh 1 doktori autorizim pse ka dale nga shtepia, nderkohe qe ata skan nevoj per dicka te tille