Lajme Javore

Informohu i pari

Po shkonte në spital të vizitonte babain, edhe pse me autorizim policia i heq patentën

Për shkak të pandemisë së koronavirusit lëvizja e njerëzve është e kufizuar. Dhe sipas vendimit të qeverisë askush nuk mund të dalë pa marrë leje nëse lëviz në këmbë apo me automjet.

Madje për këtë të fundit duhet një autorizim i pocaçëm.
Por një situatë absurde është regjistruar me një qytetar i cili ka aplikuar për leje për të lëvizur me makinë pasi ka babain sëm urë me diabet dhe koronare në zemër.

Motivi i lëvizjes është vizita në spital.
E-maili i konfirmimit ka erdhur i miratuar dhe madje data e koha e lëvizjes është caktuar pa limit.

Ndërsa teksa dërgonte babain në spital ai është ndaluar nga patrullat e policisë dhe pavarësisht lejes së lëvizjes i është hequr patenta.

Ja çfarë shkruan ai për JOQ Albania:
Pershendetje JOQ, shikoni se si vepron qeveria qe duam e Edi Rames, po coja baban tim ne spital sepse esht i semure me zemer dhe kisha nxjerr leje per kte pune,dhe policia e shtetit Rama me ndaloj bashk me babane tim duke shkuar ne spital dhe me hoqen patenten, qeveria e pisave te Edi Rames, postojeni ju lutem.