Lajme Javore

Informohu i pari

Nuk mjafton koronavirusi, veriu i Italisë goditet edhe nga tërmeti 4.3

Prej më shumë se një muaj e gjysëm Italia ndodhet nën pushtetin e plotë të koronavirusit, duke shënuar një numër të frikshëm të të vd ekurish.

Zona më e prekur është Italia Veriore, ku është edhe numri më i lartë i vik timave edhe rasteve.

Mirëpo përveç kësaj gjendjeje alarmante, veriu i shtetit fqinj është goditur nga një tërmet me magnitudë 4.3 e shkallës Rihter.

Tërmeti ka qenë në një thellësi fokale prej 3 km. Epiqendra e lëkundjes është regjistruar 32 km në juglindje të Solaros.

Deri më tani nuk ka raportime për persona të lënduar apo edhe dëme materiale.