Ndodh edhe kjo! Pas 1 viti aktorja e njohur i ndryshon emrin djalit, arsyeja është e çuditshme
Aktorja e njohur pas një viti ka menduar t’ja ndërroj emrin djalit pasi sipas saj tingëllonte çuditshëm. Aktorja e famshme Amy Schumer dhe partneri i saj Chris Fischer fillimisht menduan ta quanin bebin Gene Attell Fischer! Përpiquni ta lexoni me zë të lartë këtë emër dhe do të kuptoni pse Amy vendosi t’ja ndyshojë.
Gene Attell- është si të thuash “gj enital” dhe ky emër s’është aspak interesant për t’ja vënë një foshnjeje. Lajmin e ndërrimit të emrit, aktorja e ka bërë publik së fundmi, duke thënë se e kuptuan aksidentalisht “se e kishin quajtur të birin gjenital”.
Tani emri i ri i bebushit është Gene David Fischer, meqë David quhej edhe babai i Amy-it.