Lajme Javore

Informohu i pari

Mediat japoneze: Numri i viktimave nga koronavirusi në Japoni mund të arrijë në 400 mijë

Japonia u bëri thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi, pasi raportet e mediave paralajmëruan se rreth 400,000 prej tyre mund të vdi snin nga koronavirusi nëse nuk merren masa urgjente.

Kryeministri Shinzo Abe ka vendosur që të shtojë fondin në luf tën kundër Covid 19.

Japonia deri më tani ka kryer teste vetëm tek personat që shfaqin simptoma dhe ka 9.000 raste dhe 200 vik tima.Raportet në mediat japoneze përmendin një parashikim të papublikuar të Ministrisë së Shëndetësisë, në të cilin parashikohet se vd ekjet mund të arrijnë deri në 400.000.

Në raport shkruhej gjithashtu se rreth 850.000 persona mund të kenë nevojë për ventilator.Qeveria është përgjigjur duke shpallur një emergjencë në Tokio dhe gjashtë zona të tjera. Masat përfshijnë kërkesën që njerëzit të izolohen megjithatë nuk janë vendosur penalitete.