Lajme Javore

Informohu i pari

Shqiptarët i përgjigjen thirrjes për protestë, dalin në ballkone dhe ndezin qirinj për “varrosjen e demokracisë”

“Ndizni një qiri në dritare! Ndizni një qiri për demokracinë që po varroset!”

Kjo ishte thirrja e avokatit Altin Goxhaj drejtuar shqiptarëve, të cilët i ftoi që përmes një veprimi simbolik të shprehnin kundërshtimin e tyre në lidhje me miratimin e ligjit anti-kushtetues, i cili do u japë të drejtë autoriteteve të japë dënime nga 1 muaj deri në 15 vjet në lidhje me situatën e koronavirusit.

Pas kësaj thirrjeje të avokatit, i cili prej vitesh proteston kundër “Rilindjes” dhe opozitës aktuale, të cilën e cilëson si “patericë” të Ramës, ka ende shpresë, pasi të shumtë janë qytetarët që iu përgjigjën duke ndezur qirinj në ballkonet apo dritaret e tyre për të “përcjellë” demokracinë në “banesën e fundit” në vendin tonë, ceremoni kjo e sponsorizuar dhe aplikuar nga sekti i ashtuquajtur “Rilindja”.

Avokati ka publikuar një foto-galeri ku shihen qytetarë të shumtë, të cilët ai i quan “njerëz të lirë”, që kanë vendosur të protestojnë në këtë mënyrë simbolike kundër vendosjes së diktaturës në vend, e cila tashmë nga dita në ditë po kalon në stadet finale të saj.
“E dua jetën, por më shumë dua lirinë”, shprehet në postim Goxhaj, krah fotove të publikuara.

Reagimi i plotë:
Një Galeri Njerëzish të Lirë ❤️ #JoDiktatures E DUA JETËN POR MË SHUMË DUA LIRINË!