Lajme Javore

Informohu i pari

Flet mjekja shqiptare/ Italia po merr frymë, pacientët që vijnë në spital s’kanë nevojë për terapi intensive

Italia po regjistron një ulje të rasteve të personave të infektuar në 24 orë dhe pse numri i vikt imave është më i lartë se një ditë më parë.

Mjekja pneumologe Meridiana Doda në Peruxha të Italisë tregon se “tashmë pacientët që shkojnë në spital me simptoma më të lehta dhe nuk kanë më nevojë për terapi intensive.”

Në një intervistë me skype për Ora News, mjekja tregon për një ulje të moshës së të infektuarve.

“Kemi parë që përveç moshës së tretë kemi një numër shumë të lartë të të infektuarve të moshës 50-65 vjeç.”

Kur do të mposhtet kjo sëm ndje?

“Ne e kemi mposhtur këtë sëmu ndje vetëm në momentin që del vaksina” tregon doktoresha.
Intervista në studio u mor nga Siklajda Shorja.

Italia regjistroi dje 602 vik tima, duke e çuar në 21,067 numrin e të vde kurve në total nga pandemia.

Ndërsa numri i rasteve pozitive me koronavirus u rrit dje me 2,972, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 162,488./oranews