Bamir Topi flet si Profesor i Biokimisë Molekulare: Asnjë virus nuk ka vazhduar pas gjysmës së majit, edhe Covid-19…
Ish-presidenti Bamir Topi, duke folur këtë herë si Profesor i Biokimisë Molekulare, është shprehur se në dijenin e tij asnjë virus nuk ka vazhduar pas gjysmës së dytë të majit.
“Ka një lloj qetësimi, kursi ka filluar në Azi, ka kapur hemisferën veriore, ka arritur në fundit të nëntorit, ka mbërritur në Europë në janar, ka kapur SHBA në etapën e fundit dhe kjo ka përfunduar gjithmonë në mesin e maji.
Nuk mbaj mend asnjë grip që të ketë vazhduar pas gjysmës së majit. Sjellja e viruseve në verë ka qenë e pakonsiderueshme. Në një betejë të pazakontë, njeriu ecën dhe me një logjik me mënyrën sesi vjen një virus”, ka thënë ish-presidenti Topi në RepolitiX.
Më tej, Topi ka thënë se familja e këtij lloji virusi (covid-19) është zbuluar që në vitit ’60.
“Mos mendoni se koronavirset janë të panjohura për njerëzimit. Familjet e këtij virusi janë zbuluar që në vitet 60. Për herë të parë, koronavirusët nëpërmjet metodës që konsiderohet ende moderne, zbulimi i titrave të imunitetit, është aplikuar nga një shkencëtar që ka punuar dhe një koleg i imi, Rajmond Ikonomi. Koronaviruset që japin simptoma në frymëmarrje, është i lidhur me veterinarinë.
Kjo pandemi ka sjellë para njerëzimit, së para lidershipit botëror, që u gjend i papërgatitur, ndonjëherë ka qenë gati dilitanteske, se ai ka në dorë fatet e popullsisë globale. Nuk është parë komunikim i frytshëm me ekspertët. COVID-19 ka pësuar një mutacion që nuk e kanë familjet e koronavirusit. Jemi para një virusi të ri”, ka thënë Bamir Topi, ish-president dhe Profesor i Biokimisë Molekulare.