Mos vallë po shihni shumë ëndrra këto kohë?
Çfarë kanë të përbashkët dallgat, injeksionet vd ekjeprurëse dhe një grusht me krimba të bardhë? Të gjitha u kanë dalë njerëzve në ëndërr gjatë pandemisë së koronavirusit.
Njerëzit po raportojnë gjithnjë e më shumë ëndrra të çuditshme dhe të gjalla gjatë karantinës dhe izolimit. Mendohuni dhe kujtoni ëndrrat tuaja të javëve të fundit. Kanë qenë më intensive ose më shqetësuese se më parë?
Nëse po, meritat i takojnë së pari ndryshimeve në rutinë. Kur jeta reale është intensive dhe shqetësuese, të tilla janë dhe ëndrrat.
Kur ne dëshmojmë diçka normale ose të zakontë, truri nuk ka nevojë ta përpunojë ose ta përtypë. Në rastin e një pandemie, që është e jashtëzakonshme, truri ka nevojë për më shumë kohë dhe fuqi që të kuptojë ç’po ndodh. Ky proces kryhet gjatë gjumit dhe manifestohet në formën e ëndrrave.
Një tjetër shpjegim i ëndrrave të shumta është koha e tejzgjatur që kalojmë duke fjetur. Ëndrrat shihen gjatë fazës REM të gjumit dhe sa më gjatë të flemë, aq më e gjatë është faza REM.
Sado të çuditshme të jenë ëndrrat tuaja, mos u shqetësoni. Janë një pjesë e rëndësishme e proceseve mendore dhe simbolizojnë shërimin.