Lajme Javore

Informohu i pari

Sytë zemra: Miriami tregon momentin më të bukur pranë të birit në karantinë

Me 14 Janar të këtij viti çifti shumë i dashur për publikun, Miriam Cani dhe Alban Skënderaj u bënë prindër për herë të dytë. Këngëtarja solli në jetë një djalë të cilit dyshja i vendosën emrin e veçantë Duam, njëjtë si titulli i këngës së tyre.

Miriami dhe Albani janë treguar disi diskretë për vogëlushin dhe ende nuk ia kanë zbuluar portretin. Megjithatë në rrjete sociale nuk kanë munguar video ose foto pranë tij, gjithmonë duke fshehur fytyrën.

Së fundmi Miriami ka publikuar në Instastory një video shumë të ëmbël pranë të birit. Ajo shfaqet duke përkëdhelur dorën e vogël të Duamit, i cili qëndron shtrirë pranë saj.

View this post on Instagram

Miriami dhe vogëlushi Duam🥺😍

A post shared by @ vipvideooos on