Infermierja shtatzënë ndërron je të nga Covid 19, mjekët shpëtojnë mrekullisht foshnjën e saj
Një infermiere shtatëzënë ka vd ekur pas testimit pozitiv për koronavirus.
28 vjeçarja u fut me urgjencë në operacion, për të shpëtuar fëmijën e saj, por për fat të keq nuk mbijetoi dot. Kolegët e saj kanë raportuar se fëmija është i shëndetshëm dhe do të testohet nëse është infektuar nga Covid 19.
Sipas raportimeve, gjendja e gruas shtatzënë fillimisht ishte duke u përmirësuar por ditët e fundit pati një përkeqësim drastik.
Shefi ekzekutiv ku punonte infermierja dërgoi një email të brendshëm për tra gjedinë, duke thënë se vendimi për të kryer një cezarian urgjent, ishte marrë pasi gjendja e saj ishte përkeqësuar.Por ai tha që mbijetesa e vajzës së saj të vogël ishte një “fener drite në këtë kohë shumë të errët”.
Të paktën 30 punëtorë të NHS kanë vde kur në mënyrë tr agjike pas infektimit nga koronavirus.
Infermierët kanë raportuar se janë të detyruar të ripërdorin pajisjet mbrojtëse, pavarësisht se rrezikojnë je tën. Sekretari i Shëndetit, Matt Hancock, ndërkohë, ka premtuar se do të hetojë shkakun e saktë të vde kjes së çdo punonjësi të NHS.