I moshuari vd iq nga koronavirusi, djali rrëfen pengjet që la pas: E varrosëm vetëm 3 familjarë
Një histori e trishtë është bërë sot pjesë e emisionit “Zemër të Hapur” në ‘News24’.
Hija e vd ek jes nga pandemia COVID-19 kësaj herë ndaloi në familjen Bekteshi nga Kavaja.
Më datë 31 mars, 6 fëmijët humbën babain e tyre 77-vjeçar, por asnjëri nuk i qëndroi te koka në ditët e fundit të je tës. Kjo dramë familjare ka shkaktuar brengë në zemrat e tyre, pasi thirrja e të moshuarit për fëmijët ka qenë tepër prekëse. Ai kërkonte ujë dhe ushqim, por asnjëri nuk ishte i lejuar ta takonte. Në një rrëfim të trishtë për emisionin me “Zemër të Hapur”, të gazetares Ervis Ahmeti, djali i vik timës, 42-vjeçari Fatbardh Bekteshi, ndahu momentet tepër prekëse dhe drithëruese, të atyre ditëve të vështira për ta dhe babain e tij. Ai tregoi edhe kalvarin e sëmundjes së babait të ndjerë dhe se si u infektua.
“Unë jam 42 vjeç me origjinë nga Kavaja. Prindërit banojnë në Kavajë, por unë kam disa vite që jetoj në Gjermani me familjen. Me datë 6 mars erdha në Shqipëri për babain, pasi ishte shumë i sëmurë. Babai u sëmur që në shkurt. Fillimisht u shtrua në Durrës dhe më pas ka qëndruar 3 ditë në shtëpi. Gjendja e tij nuk u përmirësua dhe e dërguam në spitalin e Kavajës, ndërsa më vonë me urgjencë te Sanatoriumi në Tiranë. Kam dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë dhe jetojmë në Gjermani me letra të rregullta. Rrugën e emigracionit e nisa në vitin 96-të me gomonë në shtetin italian, ndërsa në vitin 2014 u largova në Gjermani për shkak të krizës ekonomike. Për momentin nuk punoj dot për shkak të një aksidenti që kam bërë në punë. Jam rrëzuar në kantier dhe kam thyer qafen. Konsiderohem 45% invalid dhe jam në terapi e sipër. Me datë 6 mars u ktheva në Shqipëri për babain. Ai vuante nga sëmundja e diabetit.
Para katër vitesh ka patur probleme me frymëmarrjen. Babai jetonte vetëm me nënën. Sapo nëna na tregoi për gjendjen e rëndë shëndetësore të babait, unë së bashku me motrat dhe vëllezërit u kthyem për t’i qëndruar pranë. Në kohën kur u përhap pandemia COVID-19, babai nuk ishte i infektuar. Unë dyshoj se babai është infektuar në spitalin e Sanatoriumit ku ishte shtruar për problemet e tij shëndetësore. Mjekët i bënë tamponin dhe rezultoi pozitiv. Para se t’i bëhej tamponi, unë kisha përgatitur fletë-daljen e tij nga spitali. Mjekët thanë që duhet bërë tamponi dhe më duhet të prisja përgjigjen. Kur ka qenë i shtruar në Sanatorium i kam qëndruar te koka çdo ditë, por kur e kaluan në Infektiv nuk më lejuan më. Kërkova që të më bëjnë një kontroll dhe mua, por më thanë është vetëm për pacientët. U ndjeva keq. Fillova të dyshoj se mund të jem infektuar më COVID-19, prandaj vendosa që të qëndroj në shtëpi i izoluar për 14 ditë, në një dhomë veç me familjen. Nuk doja të infektoja të tjerët. Atë ditë u ndava përgjithmonë me babain.
Nuk patëm asnjë shans për ta parë. Dy javët e fundit të jetës, babai i kaloi pa asnjëri te koka. Me shumë vështirësi arritëm të komunikojmë me telefon. Babai për fat të mirë mbante mend numrin e telefonit të një bashkëfshatari, me të cilin kishte miqësi. Ka përdorur telefonin e një djali nga Shkodra, i shtruar edhe ai në të njëjtin spital. Në këtë bisedë babai më tha: “Ku je? Pse më le vetëm?!” Ne jemi 6 fëmijë, 2 djem dhe 4 vajza. Të tjerët jetojnë në Itali, vetëm unë në Gjermani. Babai jetonte me nënë në Kavajë. Me babain ka biseduar dhe motra që është këtu. Fjalët më prekëse kanë qenë: “Ku je? Pse më le vetëm?” Më thoshte; “më ke lënë pa rroba”. Unë përpiqesha që t’i shpjegoja situatën, se “jemi të izoluar dhe nuk mund të lëvizim”. Në një bisedë me motrën, babai ka kërkuar ujë të ftohtë. Nga Sanatoriumi për në Infektiv babai ka shkuar me një palë tuta dhe një panolinë. Nuk arritëm t’i jepnim rroba me vetë.
Motrës i ka kërkuar një gotë kos dhe i është ankuar për ushqimin, të cilin nuk e hante dot. Thoshte: “Pse nuk vini të më merrni?!”. Unë e kam mbajtur si një fëmijë të vogël, nuk do e linim vetëm kurrë! Kur na erdhi lajmi që është me COVID-19, ishte ditë e hënë dhe mjekët e bënë pushim. Ishte data 16 mars. Ky ishte tamponi i parë që iu bë babait dhe rezultoi pozitiv. Përgjigjen ma dhanë me telefon me datë 17 mars. Me datë 31 mars ka ndë rruar je të në infektiv. Lajmin e vde kjes e mora nga doktoresha e Epidemiologjisë së Kavajës. E dëgjova dhe në televizor, se një 77-vjeçar me COVID-19 ka ndë rruar je të. Këtu dyshova.”, tha djali i vik timës, Fatbardh Bekteshi.
NGA SËMUNDJA KRONIKE TEK INFEKTIMI ME COVID-19
Djali i vik timës, Fatbardh Bektashi tregoi se si ishte gjendja e babait të tij para se të prekej nga COVID-19. “Babai si gjithmonë na flisnim në telefon. Nëna na mori në telefon një ditë dhe na tha se babai është përkeqësuar pas ekzaminimit. Ai ka qene me diabet prej 20 vitesh, ka pasur probleme me veshkat dhe kishte një mal me probleme. Unë mbërrita më 6 mars, vëllai erdhi në 21 shkurt, motra në 26. Këta erdhën nga Italia vetëm unë rrija në Gjermani. Babai ndenji 12 ditë në spitalin e Durrësit. Pasi doli u rikthye tre ditë në shtëpi dhe pastaj e çuam përsëri në spitalin e Kavajës. Ne si fëmijë erdhëm të gjithë, përveç njërës nga motrat. E çuam në spitalin e Kavajës, sepse babai tha qe nuk ndihej mirë dhe kishte nevojë për një konsultë. Pastaj nga Kavaja e nisën me urgjencë drejt Sanatoriumit. Mjekët e Sanatoriumit na dhanë pak shpresë pasi na thanë që gjendja është e dobët po do vazhdonin t’i bënin mjekimet. Qëndroi 8 ditë në Sanatorium. Bëmë gati dhe fletë-daljen në datën 17 mars. Një dite më parë ne 16 i bëmë tamponin babit, dhe ne po prisnim përgjigjen. Pasi erdhi përgjigjja pozitive dhe duhej të transportohej në spitalin Infektiv.
Ky ishte momenti i fundit që u pashë me babain. Ditën e diel në datën15 kam dëgjuar në spital që disa mjekë dhe infermierë kanë qenë të infektuar, pastaj ditën e martë në biseduam të bënim daljen edhe infermierja tha se do të dal. Por nuk e di pse ndodhi kjo sepse spitali po pastrohej sepse kishte te infektuar. Kur morëm përgjigjen pozitive, ne u tmerruam. Unë e humba, por babait nuk ja thash të vërteten sepse ai ishte i prekur me COVID-19. Nuk e di si do e priste babai, në ato momente pasi e shoqërova deri në ambulance. Kur zbriti më bëri një lutje; “Të lutem mos më lër vetëm”, tha djali mes lotësh.
Mes të tjerash ai theksoi se babai arriti të merrte në telefon një mikun e tij, pasi atij ia mbante mënd numrin dhe më pas komunikoi me familjen.
“Babi mori në telefon një komshi, bashkëfshatarin tonë, sepse e kishte memorizuar numrin. Ai erdhi na solli numrin që babi kishte telefonuar ne e morëm tre herë dhe bisedova me babain. Ai më tha; “ku je?! Pse nuk vjen të më marrësh?! Unë mundohesha t’i shpjegoja se nuk e kam edhe patentën ma kanë marrë. Pyeta atë djalin nga Shkodra dhe ai më pohoi se babai nuk dukej aq keq por ishte shumë i mërzitur dhe shumë i shqetësuar. Pastaj më vonë unë munda t’i çoja babait një telefon dhe një numër, edhe folëm të gjithë folëm me të. Vetëm njëra nga motrat nuk mundi kurrë të fliste me të. Babi thoshte; “pse nuk vini të më merrni?! Këtu do rri unë! Çfarë do bëhet me mua?!’ Nuk di asgjë se çfarë bëhej brenda dhomës, vetëm njëherë babai më ka treguar se ai merrte serum. Menjëherë sapo babai rezultoi pozitive, unë menjëherë jam izoluar. Testin e bëra pas 15 ditësh. Edhe nena, motra, tezja dhe rezultuam negativë. Mendoj se babai është infektuar në ambientet e Sanatoriumit. Unë qëndrova 15 ditë vetëm nga meraku nga frika për familjen. Motra ma sillte bukën deri te shkalla, pastaj e merrja unë, pastaj unë pastroja pjatat lugët me ujë të nxehte, qëndrova 15 ditë dhe bëra testin se bashku me familjen dhe rezultoi negativ.”, tha djali i vik timës.
Pjesë e emisionit është bërë dhe djali nga Shkodra, që kishte qenë në spitalin e Infektivit në të njëjtën kohë me vik timën nga Kavaja. Në një lidhje skype Erind Cara, tashmë i shëruar nga COVID-19 tregoi se gjendja e 77-vjeçarit nuk dukej e rëndë, pasi fliste dhe ushqehej mirë. Madje ai tregoi edhe detaje prekëse, se i moshuari vazhdimisht kërkonte familjarët e tij.
“Vik tima qëndronte në spital tek dhoma përball meje, në një dhome normale. Për aq sa komunikoja unë dhe e takoja, ishte stabël. Vendoste maskën e oksigjenit herë pas here. Por unë në datën 23 mars dola nga spitali. Ai gjithmonë me pyeste; “pse nuk vijnë familjarët të më marrin apo të më takojnë”. Unë mundohesha t’i shpjegoja sepse me pyeti për gjendjen e krijuar. Në një moment unë i thash; “edhe ti do dalësh”. Sepse dukej mirë. Hante, pinte dhe gjendej mire. Unë kam qëndruar 10 ditë dhe unë nuk e di mire se nga e mora. Gjendja ime kishte ftohje pneumoni.
Pasi u kurova nga pneumonia në kushte shtëpie, pastaj situata u vështirësua, u drejtova drejt spitalit të Sanatoriumit. Pastaj kur bëra një ekzaminim dhe rezultova me COVID-19. Vetëm një ditë për një periudhe të shkurtër kam vendosur oksigjenin. Spitali si gjithë spitalet në Shqipëri. Higjiena mundohej të mbahej maksimalisht. Ushqimi si çdo herë tjetër, dieta ishte e njëjtë për të gjithë. I kam mbaruar dhe 14 ditët e izolimit në shtëpi. Besoj se është koha e duhur dhe momenti i duhur që të marrim masat paraprake për veten tonë, pasi është një situatë që kur arrin aty nuk dihet me se çfarë do të ndodhë. Ngushëllime familjes dhe djalit, nuk e dija që kishte ndër ruar je të. Uroj mos pastë më të këqija të tilla ajo familje.”, tha Erindi.
Ndërkohë, djali i vik timës, teksa vijoi më rrëfimin e tij, tregoi disa detaje tronditëse, se si në ceremoninë e va rrimit kishin shkuar vetëm 3 persona nga familja.
“Babi nuk ka pasur oreks ngaqë ai edhe hante me diete dhe donte disa produkte që ai i kërkonte t’ja çonim nga jashtë. Ne e mësuam lajmin e vd ekjes nga mediat dhe me vonë pastaj zonja Flutura e Shëndetësisë së Kavajës, e cila me tha se “babai ka ndë rruar je të”. Pastaj me ndihmën e Ministres së Shëndetësisë, e cila na pohoi se duhet të shkoi dikush ta marrë trupin. Shkoi vetëm djali i xhaxhait. Ai e shoqëroi trupin për në Kavajë. Në v arrim ishim vetëm 3 vetë. Mezi po presim t’i bëjmë ceremoninë mor tore ashtu siç i takonte babait.
Ndërkohë, pjesë e emisionit përmes një lidhje skype ka qenë dhe vajza e vik timës, e cila jeton jashtë shtetit. Ajo tha se babai vazhdimisht i kërkonte që ta takonin fëmijë dhe mos ta linin vetëm.
“Telefonatat kanë qenë të shpeshta. Sa here flisnim kërkonte, djalin Fatbardhin. “Pse nuk vini të më merrni, unë do vd es këtu” thoshte. Ne i thoshim që; “nuk na lejon kush që të vijmë”. Por ai na kërkonte ujë. Jemi prekur shumë, na vjen keq që nuk na pa me sy dhe nuk i qëndruam pranë. Kërkonte kosin e shtëpisë dhe ujin e ftohtë. Duam t’i bëjmë ceremoninë siç i takon, sepse iku me dy veta në banesën e fundit. Ne u kthyem nga jashtë për t’i qëndruar pranë. Situata është shumë e rëndë, ndaj do t’ju thoja të gjithëve që të qëndrojnë brenda dhe të zbatojnë rregullat.”, tha vajza e të moshuarit.