Lajme Javore

Informohu i pari

Çmenduri/ Limoni blihet 80 lekë në Lushnje dhe shitet 350 lekë në Tiranë, shihni çmimet tjera

Emisioni investigativ “BOOM” në RTV Ora solli në fokus këtë të martë rritjen e çmimit të fruta perimeve në këtë kohë me përhapjen e koronavirusit në vend.

Sikur të mos mjaftonte frika e Covid-19, banorët e Tiranës duhet të përballen dhe me këto çmime të larta.

Sipas raportit të fundit të Instat, çmimet e fruta perimeve në mars u rritën me 24 % në krahasim me të njëjtin muaj të një viti më parë. Furnizimin kryesor, tregjet e Tiranës e marrin nga tregu i shumicës në Lushnje.

“BOOM” bëri një vëzhgim në këtë treg për të parë se si janë çmimet. Fillimisht u ndalëm në tregun e shumicës në Lushnjë ku pyetëm tregtarët.

Nga ky vëzhgim, u konstatua se çmimet mes Tiranës dhe Lushnjes ndryshojnë shumë.

Gazetarja: Sa është kilogrami i patateve? Tregtari: 20 lekë. Gazetarja: Sa është kilogrami i portokalleve? Tregtari: 80 lekë. Gazetarja: Sa është kilogrami i domateve? Tregtari: 80 lekë.

Natyrisht për të bërë një krahasim të tillë, ekipi i “BOOM” bëri dhe një vëzhgim në Tiranë. Çmimet e fruta perimeve janë shumëfish më të larta se ato në Lushnje.

Qytetari: Sa janë limonat? Tregtari: 3 mijë e 5 qind lekë. Qytetari: Qenkan shtrenjtë. Tregtari: Dje dhe pardje kanë qenë nga 4 mijë lekë kilogrami

Vihet re një ndryshim i madh në çmimet e frutave dhe perimeve, ku më flagrantja është çmimi i 1 kg limon.

Në Lushnje kushtonte 80 lekë ndërsa në Tiranë kushton 350 lekë.

Ndërkohë përveç çmimit të ulët të mallit të tyre, fermerët shprehen se shpesh herë ato mbeten stok dhe detyrohen ta hedhin.

Fermer 1: Mallin po e shesim lirë por kur nuk më shitet e hedh se nuk kam ku ta çoj. Fermeri 2: Kam 3 ditë që nuk më shitet malli do të detyrohem ta hedh.