Lajme Javore

Informohu i pari

Deputeti Alimadhi dhe mjeku Xhaxho shërohen prej koronavirusit

Prej ditësh kemi informuar se deputeti Adriatik Alimadhi dhe mjeku Roland Xhaxho janë duke luf tuar me koronavirusin.

Ka pasur në vazhdimësi azhornime për gjendjen e tyre shëndetësore dhe sot është bërë publik lajmi se të dy kanë fituar betejën me koronavirusin.

Mësohet se të dy kanë rezultuar negativ ndaj testeve të kryera për Covid-19.

Pavarësisht kësaj të dy do të vijojnë të qëndrojnë të shtruar në spitalin Infektiv pasi kanë probleme me mushkëritë dhe frymëmarrjen.

Dje u njoftua se edhe Andi Koraqi, shefi i shërbimit të mikrobiologjisë në QSUT dhe drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, të cilët u infektuan me COVID-19, janë shëruar prej pandemisë.

Sot në vendin tonë numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 494 ndërsa ministria e shëndetësisë deklaroi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 19 raste të reja.