“S’kam parë një deputetë të japë 5 lekë”, qytetari nga Elbasani ”shu plakë” politikës: Po bëni propagandë, unë e jap pensionin tim për familjet në nevojë (Video)
Osman Dauti nga qyteti i Elbasanit është pensionist. Të gjithë situatën që po kalon vendi e ka ndjekur me vëmendje. Është shumë i ndjeshëm ndaj të gjithë atyre që në këto ditë të vështira me Covid 19-të nuk e kanë ndalur kontributin e tyre.
Kërkon prej shtetit të shpërblejë ata që nuk kanë pasur luksin të jenë në shtëpi. Ndonëse është pensionist nuk kërkon ndihmë për vete, por thotë se mund të dhurojë nga pensioni i tij modest për të ndihmuar familjet në nevojë. I indinjuar shprehet me deputetët, që sipas tij nuk i ka parë të dhurojnë asgjë nga rroga e tyre.
Mesazh ka edhe për politikën shqiptar, e cila sipas tij më shumë ka bërë propagandë sesa punë.
“Jam një qytetar ngfa Elbasani, pensionist, falenderoj mjekët dhe infermierët për këtë punë të palodhur që bëjnë, dua që shteti ti shpërblejë më shumë, edhe gazetarët që janë në ballë të punës. Invalidët po përkrahen apo jo? Nuk kam parë ndonjë deputet që të dalë në televizior e të japë 5 lekë nga rroga e vetë, unë si pensionist jam gati që të jap nga paratë që marr.
Unë nuk kërkoj ndihmë nga shteti, por ata nga këta qytetarë i kanë marrë votat. Më shumë bëhet propagandë sesa punë, nëse familjet në nevojë shprehen se nuk kanë marrë ndihma, atëherë ku ke dhënë ti?!”, shprehet qytetari, që shton se qeveria ka fonde mjaftueshëm sa të paguajë edhe gazetarët, e mjekët që janë në vijë e parë në këto ditë lu fte.