Vd ekja tragjike e Reldi Gugës, rrëqeth babai: Nuk doja ta shikoja djalin në atë gjendje!
Ditën e shtunë 23-vjeçari, Reldi Guga, u përp las nga një kamion i tonazhit të rëndë në kryeqytet dhe fatkeqësisht nd ërroi je të.
Ai u god it nga kamioni teksa ishte duke udhëtuar me biçikletë pasi kishte bërë pazarin në zonën e “Uzinës Dinamo”.
Mësohet se i riu u përpl as nga një kamion që po fuste materiale ndërtimi në pallatin brenda tregut. Ngjarja e rën dë është shënuar në orën 10 e 30 të mëngjesit të ditës së shtunë 11 prill. Në një intervistë për emisionin “Shqipëria Live” ka folur babai i tij, Vladimir Guga dhe motra, Zoi Guga.
Ku po shkonte Reldi ditën e shtunë?
Reldi mori leje 10-11 dhe shkoi të bënte pazare. Në telefon na mori një tregëtar i zonës dhe na tha hajde shpejt se djali ka pësuar aks ident. Shkova me gruan dhe policët na thanë të shkonim në spitalin ushtarak sepse ndodhej atje. Rreth dy orë asnjë infromacion nuk na dhanë në spitalin ushtarak. Pas dy orësh një mjek na njoftoi se është shumë rëndë dhe se s’mund ta lëviznin pasi kishte dëmtime në kokë. Pas dy orësh të tjera thanë se skaneri s’doli mirë dhe se do bëhej e pamundura. Në orën 7 pa 10 na njoftuan se djali ndërroi je të. Nuk hymë për ta parë se nuk donim, donim ta kujtonim si e kishim parë herën e fundit. Ramë dakord me bashkëshorten të mos e shikonim djalin në atë gjendje.
Çfarë ju thanë tregëtarët për ngjarjen?
Asnjeri nga tregëtarët, as shoferi, as policia e shtetit s’na informoi veçse një polici që erdhi në spital dhe tha se po ecte me biçikletën për dorë në momentin e a ksidenit, trajleri mori kthesën dhe ky ishte momenti kur u aks identua. Asnjë nuk më ka informuar me detaje. Asgjë zyrtare, as ekspertiza.
Me cilin foli herën e fundit?
Me mua. Ai tha se do ikte të blinte gjëra në pazare dhe mu drejtua: babi do iki të blej domate e djathë se mora lejen.
Vajza e tij Zoi tregon se kamerat e sigurisë janë marrë nga policia por asgjë nuk është bërë me dije për familjarët.
Po ashtu Vladimir Guga shpreh shqetësimin se përse policia ende nuk ka raportuar rastin e vd ekjes së djalit të tij.