Lajme Javore

Informohu i pari

Ndërron je të aktorja e dashur për shqiptarët/ Luajti rolin e Silvia Contit në serialin ‘Oktapodi’

Aktorja franceze Patricia Millardet ka ndërruar je të pas një arresti kardiak. E ditur bëhet se ajo ka ndërruar je të në San Camillo në Romë, pasditen e së hënës.

Aktorja lindi në vitin 1957 në Mont-de-Marsan, në rajonin e New Aquitaine. Në 24 mars të këtij viti ajo ishte bërë 63 vjeçe. Aktorja e njohur jetonte në Itali që nga fundi i viteve 1980.

Në vendin tonë ajo u bë e njohur me rolin që pati në serialin ‘“Oktapodi” me komisar Katanin. Në këtë serial ajo luante rolin e Silvia Contit.

Me rolin e magjistrates kurajoze dhe të pakorruptueshme të Silvia Contit në serialin “Oktapodi”, ajo pati një sukeses shumë të madh.

Ky rol i dha asaj një popullaritet të madh. Aktorja e ndjerë në një intervistë ishte shprehur se Silvia si personazh i pëlqente audiencës sepse ishte një figurë shumë e pastër dhe moralshme.

Po ashtu ajo kishte treguar se në fillim roli i Silvia e kishte frikësuar dhe e kishte bërë nervoze, por më pas ajo kishte punuar shumë që ta sillte sa më mirë si rol. Në karrierën e saj ajo luajti në shumë prodhime filmike dhe televizive.