Lajme Javore

Informohu i pari

Rama prezanton paketën e dytë ekonomike, ja kush do të përfitojë

Kryeministri Edi Rama ishte në një video live në llogarinë e Facebook-ut për të prezantuar paketën e zgjeruar të mbështetjes për më të prekurit nga Koronavirusi.

“Paketa e parë na ndihmoi dhe sot pasi kemi ndjekur me vemendje cdo dite dinamiken ne te dyja frontet, edhe ne te luftes edhe ne frontin e ekonomise, eshte momenti ta zgjerojme paketen sepse ne vazhdim shume te tjere jane goditur dhe kerkojne/ meritojne ndihme. Kjo pakete e zgjeruar do kete 176 mije te tjere, te cilet nuk jane goditur ne te njejten kohe dhe nuk i perkasin te njejtes kategori, por do kene mbeshtetjen e duhur per ta perballuar luften deri ne fund te Majit. Ne besojme se deri ne fund te Majit kurba e infeksionit do shkoje drejt nje ulje te vazhdueshme dhe do mund te levizim pak me gjere se tani.

Paketa eshte konceptuar si nje pagese e vetme dhe permbledh disa kategori, 10 mije punonjes turizmi, 66 mije punonjes qe jane larguar ose pezulluar nga biznesi i madh, 100 mije punonjes ne binezet e vogla qe kane punuar por nuk jane paguar sic duhet per shkak te xhirove te vogla dhe qe nuk u perfshine ne paketen e pare. Sot jemi te gatshem t’i trajtojme ndershmerisht qe te gjithe, me mundesite qe na jep llogaria financiare ne nje moment te kesaj lufte kur gjerat po na shkojne mire por nuk dihet kur mbaron.

Per kategorine e 100 mije qytetareve ku perfshihen ata qe jane ne bizneset e vogla dhe nuk bënin pjesë në paketën e parë 4 miliard lekë dhe cdo individi do i japim 400 mije leke drejtpërdrejt.

Po kështu për ata që kanë humbur punën, 66 mijë individë, 26 milion dollarë në dispozicion, dhe ata 400 mijë lekë direkt.

10 mije punonjes te turizmit do te marrin 400 mije leke per person.

Per turizmin ka nje instrument te ri i cili ka nje ndarje risku ndermjet qeverise dhe bankave duke pasur parasysh dhe sektoret. Ne kemi vendosur qe qeveria te marre persiper koston e interesit per kredite. Po ashtu paketa e zgjeruar perfshin se te gjitha sipermarrjet pervec sistemit bankar, telekomunikacionit, do t’i bejne pagesat e kesteve te tatim pas dates 30 shtator ndersa fasonet, call center-at dhe bizneset e vogla pagesat do te shtyhen pertej 30 dhjetorit.
Shlyerja e pagesave do te behet ne menyre proporcionale.
Paketa financiare do miratohet brenda 48 oresh dhe ne daten 20 prill do te vihet ne zbatim”, u shpreh Rama.