Lajme Javore

Informohu i pari

U infektua me koronavirus, foshnja 6 muajshe po lu fton me jetën në spital

Prindërit e zemëruar të një vajze gjashtë muajshe që po lu fton me Covid 19 në spital, kanë bërë një thirrje publike për të gjithë njerëzit.

Foshnja lindi nën peshë dhe që pas lindjes, iu desh t’i nënshtrohej një operacioni në zemër. Ky fakt, e ka ndërlikuar akoma më tepër gjendjen e saj pas infektimit nga koronavirus. Ajo rezultoi pozitive ndaj testit të premten dhe tashmë ndodhet në spital, në terapi intensive. Erin, vajza 6 muajshe është intubuar pasi nuk merrte dot frymë normalisht.

Në mes të vuajtjes dhe merakut për vajzën e tyre, prindërit e Erin kanë thënë:

Njerëzit ende nuk e marrin seriozisht këtë shpërthim dhe kjo më shqetëson. Edhe para se të hynim në bllokim, kur hymë në një supermarket ishim në ankth sepse vajza jonë është e ndjeshme ndaj viruseve.Por njerëzit ende nuk duket se kanë ndonjë koncept të hapësirës personale.Jemi tepër të zemëruar, pasi ne mund të humbasim vajzën tonë. Ajo ka luf tuar për jetën e saj që prej lindjes dhe është e padrejtë të jetë në këto kushte. Është e tmerrshme që një familje të kalojë një moment të tillë dhe ndërkohë në rrugë shikon familje të papërgjegjshme që dalin shëtisin sikur të mos ketë ndodhur asgjë.