Lajme Javore

Informohu i pari

Regjistrohen të tjera lëkundje tërmeti në Durrës

Të tjera lëkundje tërmeti janë regjistruar pak minuta më parë në zonën e Durrësit.

Sipas të dhënave paraprake, EMSC raporton se lëkundjet kanë qenë me magnitudë 3.3 sipas shkallës Rihter, ndërsa thellësia fokale ka qenë 2 km.

Epiqendra e tërmetit ka qenë në detin Adriatik, 21 km në veriperëndim të Durrësit dhe 45 km në veriperëndim të Tiranës.

Tërmeti u regjistrua rreth orës 18:43.

Kujtojmë këtu se edhe pak pas mesnatës së sotme u regjistruan lëkundje me magnitudë 3.1 sipas shkallës Rihter, në detin Adriatik.

Lëkundjet u regjistruan rreth orës 00:04, ndërsa qytetarë të shumtë raportuan se i kishin ndjerë, ndonëse fuqia e valës go ditëse ishte 3.1.