Lajme Javore

Informohu i pari

Këtë javë fillon ulja e kurbës? Pipero: Diçka ka çaluar, fundjava kishte rritje të qëndrueshme, në Shkodër nuk janë respektuar masat ose gjurmimi

Mjeku Pëllumb Pipero në një lidhje live për ”News24” paralajmëroi javën e kaluar se kjo javë do ishte ajo që do ulet kurbën por tashmë ka dyshime.

Pipero tha se fundjava që lamë pas kishte rritje të qëndrushme të rasteve me COVID-19. Mjeku thotë se diçka ka çaluar dhe për këtë i vë gishtin Shkodrës që ka pasur rritje të rasteve dhe për këtë shkak sipas tij është ose mosrespektimi i masave ose gjurmimi.

”Në fundjavë ka pasur një rritje, thuajse dyfish dhe them se diçka ka çaluar.
Kjo epidemi ka disa indikatorë, në radhë të parë monstrat për të bërë analizat apo gjurmimin e rasteve të kontaktit që e vlerësoj efikas nga të dhënate ISHP që janë gjurmuar 60- 70% të rasteve dhe është një shifër optimale sipas OBSH.
Respektimin e masave nga qytetarët për të respektuar distancimin social, karantinimin dhe këshillat e mjekëve. Diku besoj unë se shifrat që lamë pas janë 30- 40 raste më pak se një javë por diku ka çaluar.

Nëse shohim rastet në Shkodër 13 nga dita e djeshme dëshmon se në Shkodër nuk janë respektuar masat ose nuk janë gjurmuar rastet e kontaktit.