Lajme Javore

Informohu i pari

Njihuni me pagat e krerëve të shtetit, nga Rama te Meta, e Ruçi, gjysmën e dhurojnë për koronavirus. Cili e ka më të lartë prej të gjithëve

Pak ditë pasi qeveria Rama, dhe më pas Kuvendi i Shqipërisë bën thirrje për përgjysmimin e pagave për zyrtarët e lartë, kanë dalë shifrat që ka dhënë secili prej tyre ka dhuruar nga paga.

Paga më e lartë është ajo e guvernatorit Genc Sejko, dhe më pas e presidentit, apo zyrtarëve të lartë të drejtësisë. Siç shihet dhe nga shifrat e mëposhtme, pagat e Ramës dhe Ruçit janë të afërta mes tyre.

Shuma në lekë që japë secili zyrtar në muaj për përballimin e epidemisë

  • Presidenti Ilir Meta, 93 757 lekë/muaj
  • Kryeministri Edi Rama, 84 000 lekë/muaj
  • Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, 84 401 lekë/muaj
  • Zëvendëskryeministri rreth 69 000 lekë/muaj
  • Ministrat, 64 850 lekë/muaj
  • Deputetët e PS, 59 107 lekë / muaj
  • Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, 228 000 lekë/muaj
  • Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela, rreth 140 000 lekë/muaj
  • Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, rreth 140 000 lekë/muaj
  • Anëtarët e Këshillit të Lartë i Prokurorisë, rreth 140 000 lekë/muaj
  • Disa anëtarët të Këshillit të Lartë Gjyqësor (Naureda Llagami, Ilir Toska, Brikena Ukperaj, Dritan Hallunaj, Erjon Muharremaj dhe Fatmira Luli), rreth 140 000 lekë/muaj
  • Kreu i ILDKPKI, Shkëlqim Ganaj, rreth 66 000 lekë/muaj
  • Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, 64 181 lekë në muaj.
  • Avokatia e Popullit Erinda Ballanca, rreth 65 000 lekë/muaj
  • Kryetari i Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, Ervin Koçi rreth 65 000 lekë/muaj
  • Kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës Juliana Latifi, rreth 65 000 lekë/muaj
  • Komisionerja për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, Pranvera Strakosha, rreth 65 000 lekë/muaj
  • Kryetari i Entit Rregullator të Energjisë Elektrike, Petrit Ahmeti, rreth 65 000 lekë/muaj
  • Kryetari i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, Donald Duraj, rreth 65 000 lekë/muaj
  • Drejtuesja e komanduar e Institutit të Statistikave, Elsa Dhuli, rreth 65 000 lekë/muaj.