Lajme Javore

Informohu i pari

Temperaturë dhe ethe, sëmuret rëndë 19-vjeçarja shtatzënë që kaloi natën jashtë, ndodhet akoma në Kakavijë me të shoqin

Një 19-vjeçare shtatzënë, e cila kishte kaluar natën jashtë në kufirin e gjelbër në Kakavijë, ka shfaqur komplikacione shëndetësore dhe simptoma të Covid-19.

Sipas burimeve zyrtare nga Drejtoria e Shëndetit Publik në Gjirokastër 19-vjeçarja është shprehur se ka temperaturë, ethe dhe simptoma të tjera të ngjashme me Covid-19.

Stafi i pikës së kalimit kufitar në Kakavijë, kanë lajmëruar Urgjencën Kombëtare dhe mëngjesin e sotëm kanë marrë tamponet përkatëse për 19-vjeçaren dhe bashkëshortit të saj. Aktualisht, të dy ndodhen ende në Kakavijë, ndërkohë që pritet dalja e rezultateve të analizës.

Vajza mund të ketë edhe simptoma të tjera, për shkak të kohës që ka qëndruar jashtë.