Lajme Javore

Informohu i pari

Dalin rezultatet, dy infermierë në Shkodër pozitivë me koronavirus

Nga testimet e kryera dy infermierë në Shkodër kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.

Sipas burimeve nga “Abcnews” bëhet me dije se nga marrja e 32 tamponëve të fundit, 7 prej tyre kanë qenë staf mjekësor.

Burimet konfidenciale bëjnë me dije se dy infermierë në spitalin e Shkodrës kanë rezultuar pozitivë me koronavirus dhe shkak mund të jetë bërë kontakti me pacientë të infektuar.

Kujtojmë se dje në Shkodër u regjistrun 5 raste të reja të personave të infektuar me koronavirus. Ndërsa sot në qytet do shkojnë drejtues të Ministrisë se Shëndetesisë, të cilët do të zhvillojnë takime me drejtuesit e emergjencave civile të Shkodrës për të ndihmuar në përmirësimin e situatës.