Lajme Javore

Informohu i pari

21 raste të reja, shkon në 467 numri i të infektuarve me koronavirus në Shqipëri

Përfaqësues nga ministria e Shëndetësisë kanë dhënë për sot deklaratën për mediat ku kanë njoftuar rastet e reja të personave të infektuar me koronavirus në vendin tonë.

Janë 21 të reja në 24 orët e fundit duke e çuar në 467 numrin e personave të prekur me koronavirus në Shqipëri.

Kujtojmë se ditën e djeshme ishin 13 raste të zbuluara në 24 orët e fundit.