Lajme Javore

Informohu i pari

Mjeku Tritan Kalo: Vetëm kështu mund të parandalohet një valë e dytë e koronavirusit..

Mjeku Tritan Kalo ka folur sërish për rregullat e distancimit fizik, duke u shprehur se nëse qytetarët nuk i zbatojnë rrezikojnë të bëhen burime infektimi për personat e tjerë.

Ai ka deklaruar se raporti tashmë po ndryshon dhe ka më shumë të shëruar sesa të infektuar.
“Raporti po ndryshon ka më shumë të shëruar se sa të infektuar. Duhet të kemi parasysh se këta individë të infektuar janë në mjedise familjare shumica e tyre dhe jo në mjedise spitalore dhe nese nuk zbatojmë me korrektësi vetëizolimin dhe distancimin social mund të bëhen burrim infeksioni për te tjerët” tha Kalo.

Gjithashtu mjeku u shpreh se nëse do të zbatohen këshillat e ekspertëve vendi ynë nuk rrezikon të përfshihet nga një valë e dytë e përhapjes.

“Sado që ne flasim lodhemi për ti bërë njerëzit të binden që duhet të ruajnë distancimin fizik mes tyre, nga një pjesë e popullates këto masa nuk respektohen. Nëse njerëzit do të ndërgjegjësohen dhe do të respektojnë rregullat, shpresojmë që s’do të kemi një valë të dytë”, deklaroi Kalo në një lidhje me televizionin Klan.