Lajme Javore

Informohu i pari

Mjeku shqiptar: Nuk ka kurë për Covid-19, mos u gënjeni nga çfarë lexoni në internet!

Më shumë se 1.8 milion njerëz janë konfirmuar si të infektuar me koronavirus në të gjithë botën, që prej shpërthimit të Covid-19, ku mbi 113 mijë prej tyre kanë humbur je tën, 421 mijë të tjerë kanë mundur të shërohen, dhe pjesa tjetër përbën rastet që janë ende aktive.

Sikur të mos mjaftonin këto shifra të frikshme, bota duhet të përballet tashmë edhe me një tjetër të keqe të madhe.

Bëhet fjalë për dezinformimet që po përhapen me shpejtësi në rrjetet sociale, të cilat jo në pak raste kanë rezultuar fatale për qindra qytetarë, ku mjafton të përmendin rastin e Iranit, ku më shumë se 600 njerëz humbën j etës pasi konsumuan alkool me përqindshmëri të lartë, të cilët kishin besuar një “fake news”, në të cilin thuhej se alkooli kuronte koronavirusin.

Në lidhje me këtë situatë, ka folur edhe profesor doktor, Kim M. Drasa, i cili ka thënë për gazetën “Dita”, se deri pak ditë më parë, të paktën 7 kompani janë paralajmëruar nga Agjencia Amerikane e Ushqimeve dhe Ilaçeve (FDA) për produktet e tyre false, me të cilat mashtronin klientët duke iu thënë se kuronin Covid-19.

Produktet e cituara përfshinin çajrat vajrat, tinkturat dhe argjendin koloidal.

Mjeku i njohur urolog ka bërë një analizë të gjatë ku flet mbi pretendimet e pavërteta rreth trajtimit të Covid-19 dhe informacione të tjera rreth pandemisë.

Nga Prof. Dr. Kim M. Drasa

Pretendimet e pavërteta rreth trajtimit të Covid-19

Pretendime e pavërteta shëndetësore që përhapen në internet nuk janë ndonjë gjë e re. Këto mashtrime kanë ekzistuar që kur ka filluar interneti dhe paturpësisht vazhdojnë edhe në këtë situate tragjike për njerëzimin. Timothy Caulfield, një profesor i të drejtës shëndetësore dhe politikës shkencore në Universitetit Alberta në Edmonton, ka dokumentuar dhe diskretituar këto gënjeshtra prej shumë vitesh. Aktualisht profesori është duke trajtuar të gjitha dezinformimet rreth “kurave” për COVID-19, duke shkruar në Tëitter: “Jo, zbardhues ose urinë lope nuk do të mund t’ju ndihmonin. Jo,rregullimi kiropraktit nuk do të mund të “rrisi” sistemin tuaj imunitar. Jo, ju nuk keni nevojë për suplemente prej një natyrupathie. Dhe Jo të fortë gjoja për të rregulluar funksionin imunitar”.

Por, diferenca me Covid-19 është që një pjesë e madhe e njerëzve të shqetësuar që ju ka humbur shpresa se mund të shërohen, mund të bien pre dhe të bëhen të ndjeshëm ndaj këtyre reklamimeve false dhe për këtë arsye i blejnë dhe i përdorin në mënyrë të gabuar. Po ashtu edhe pretendime të tilla, si: ha sa më shumë hudhra dhe do të mbash larg virusin janë të pavërteta. Këto mendime nuk duhet t’ju mbajnë larg këshillave të vërteta mjekësore .

Kujdes edhe nga lajmi se “suplementet minerale të mrekullueshme” ato që përmbajnë chlorine dioxide, që është një agjent zbardhues shumë i fuqishëm, i cili mund të shkaktojë efekte anësore serioze siç janë të vjella dhe diarre agresive.

Edhe disa kurime të bëra në shtëpi për të mjekuar Covid-19 mund të jenë edhe vde kjeprurëse. “The Daily Mail” ka raportuar se 44 njerëz vd iqën në Iran prej helmimit nga alkooli mbasi kishin pirë me shishe, jo me gota, se kishin menduar se po të pinin alkool me shumicë do të ngadalësonin përhapjen, madje mund të ngordhnin viruset nëse ishin futur në trupin e tyre.

Këshilla të sigurta janë larja shpesh e duarve, evitoni kontakte shumë të afërta me njerëz të cilët janë të sëmurë, patjetër edhe me ata që mund të përballeni pa dashje, ballë për ballë, në rruge ose në supermarket. Pastroni dhe dezinfektoni shpesh pjesët e prekura. Dr. Scott C. Ratzan, lektor i dallueshëm, thotë: Ne duhet të njohim rolin e qeverisë në mbrojtjen e popullit nga mashtrime shëndetësore, nëse ato janë “kurime të rreme” për coronavirusin e ri.

Transmetimi i Covid-19

Kundrejt faktit se personat asimptomatikë janë një burim potencial infektimi nga Covid-19, duhet patjetër të garantojmë rivlerësimin e dinamikes së transmetimit të shpërthimit aktual. Përcaktimi i Covid-19 edhe në një ngarkesë më të lartë virale, në një person edhe mbasi ai është shëruar dhe po rigjeneron veten, ngjall shqetësim, pasi ai mund të rrezikojë edhe të tjerë. Në këta pacientë mbetet të provohet me anë të kulturës virale se a e kanë akoma virusin, në trupin e tyre.

Duhet të dini mire së ekspirimet e frymëmarrjes, teshtitjet dhe kollitjet jo vetëm që përbëhen nga pika mukosalivare (pjese nga pështyma), të cilat ndjekin trajektoren e emetimeve gjysme-balistike të distancës me rreze të shkurtër, por më e rëndësishmja, janë bërë kryesisht nga një re e gazit shumë fazor (nga fuqia e ventilatorëve) që ngërthen në ajër ambientin (si në kurthe) dhe mbartin me vete grupe pikash (spërklash), me një vazhdim më të gjatë, në kohë qëndrimi në ajër dhe kjo kohë varet nga madhësia e këtyre pikave (spërklave).

Sipas meje kjo është arsyeja më e shpjegueshme se pse po infektohen kaq shumë mjek të frontit të parë (ballë për ballë me Covid-19). Konkretisht, janë ventilatorët në dhomat e pacienteve, të cilët janë shkaktarët kryesore të infektimit kaq të shumtë, të mjekëve të vijës së parë. Gjithashtu, kjo shpjegon edhe infektimin e infermierëve dhe të personelit shëndetësor që është në dhomën e pritjes, të rasteve të infektuara. Theksoj se personat kur hipin në ashensor mos të hapin asnjëherë ventilatorin se para tyre mund të jetë future në ashensor një person që mund të jetë infektuar nga Covid-19. Në Wuhan, u konstatua që koncentrimi më i madh i sasisë se koronavirusit u gjet të ishte te objektet e tualetit, si dhe tek dhomat e urgjencës ku qëndronin personat e infektuar.

Mikrobiota (flora intestinale) në zorrët tona ka shume rëndësi për forcimin e sistemit imunitar. Pra sa me natyral ta keni aq më të mbrojtur jeni nga viruset në përgjithësi por edhe nga Covid-19.

Në Alessandro Manzoni Hospital në Leçe në Itali u zbulua që Covid-19 mund të eksperimentojë edhe manifestime në lëkurë. Konkretisht, rreth 44 për qind e këtyre rasteve që shfaqin manifestime në lëkurë fillojnë me shpërthime të puçrrave ose njollave, skuqje të lëkurës, urtikarie (teptisje-eruption) si fillim i simptomave të infektimit, ndërsa pjesa tjetër (56 për qind) e pacienteve që preken nga koronavirusi, ju ndodhi të shfaqnin shenjat në lëkurë pas shtrimit në spital.

Rreziku i përhapjes së shpejtë të Covid-19

Covid-19 ka një të keqe të madhe se paraqet infektim më të fuqishëm në krahasim me SARS dhe MERS, por ka më pak virulencë në termat e morbiditetit (sëmundshmërisë) dhe mortalitetit (vd ekjes). Pra një person i infektuar me Covid-19 infekton në një njësi kohe, më shumë persona sesa SARS dhe MERS, por shkallen e vde kshmërisë e ka më të ulur sesa SARS dhe MERS dhe këtë e tregon dhe statistika në vazhdim.

Aktualisht, të dhënat që kemi në përdorim, sugjerojnë që Covid-19 ka një mortalitet 3.4 për qind, ndërsa shkalla e vde kjeve e SARS ishte 9.6 për qind, dhe ajo e MERS ishte afërsisht 35 për qind, pra shumë më e lartë se Covid-19. Ky koronavirus është i tipit RNA VIRUS, që në termat e patogjenezës SARS-COV-2 lidhet me angiotensin-converting enzyme 2, e cila gjendet në traktin më të poshtëm respirator, të njeriut, me një afinitet të lartë virus-receptor drejt infeksionit. Infeksioni përhapet fillimisht nëpërmjet sistemit respirator nëpërmjet spërklave, sekrecioneve nga hunda dhe goja si dhe kontakti direkt. Gjithashtu, grimca virusi SARS-COV-2 janë gjetur në gjak dhe ne fekale dhe kjo tregon mundësinë e ekzistencës të “rrugëve” të tjera transmetimi, brenda trupit njeriut

Sigurimi i informimit të duhur rreth koronavirusit

Në këto kohë të vështirë që po kalojmë të gjithë duhet të jemi të kujdesshëm në marrjen e informacioneve të duhura dhe të sigurta rreth virusit, si dhe masave se si mund të kujdesemi për të. Njerëzimi qëndron i informuar me informimet e vazhdueshme rreth shpërthimit aktual të Covid-19. Për të marrë informacionet e duhura duhet t’u referoheni strukturave zyrtare të besuara të shëndetit, dhe jo të lexoni gjithçka që mund të servirë interneti. Email-et, nga Organizatat Botërore e Shëndetit, apo edhe nga organet zyrtare mjekësore të çdo vendi janë burime të besueshme. Këto informacione të besueshme,duhet të arrijnë tek çdo njeri, duke përfshirë edhe njerëzit që nuk janë të arritshëm nga online sepse janë të varfër.

Çfarë duhet të dimë!

Në bazë të vlerësimeve të bëra nga shkencëtarët rreth këtij virusi dhe historisë 2 mijë vjeçare të shfaqjes së viruseve, duhet të dimë se Covid-19 hyn në trupin tonë nëpërmjet tre “kanaleve”: kanalit të lotit, hundës, si dhe gojës. Pra, mbuloni sa më mirë këto 3 pjesë dhe do të jeni më të mbrojtur. Si për çdo virus edhe për COVID-19 nuk ka mjekim për të na shëruar përfundimisht.

Covid-19 si gjithë viruset që populli i quan “GRIP”, janë vetëm mjekimi i simptomave, pra: ke temperaturë merr ilaç për ta ulur atë, ke kollë përdor një ilaç për ta qetësuar, për dhimbje trupi merr ilaç kundra saj të grupit NSADs (p.sh. Paracetomol), etj. Pra vetëm e vetëm mjekohen simptomat. Ilaçet e tjera siç thonë ato antimalarik, antiviral, etj mund të ndihmojnë vetëm një numër të kufizuar njerëzish. Pra jo te gjithë. Si çdo virus deri me sot, edhe Covid-19 do zbehet sapo të ngrohet koha.

Mos u gënjeni se do zbulohet vaksina pa kaluar minimumi 1 vit se edhe kjo do kohën e vet, ashtu si nuk mund të ndërtohet një pallat brenda javës, pasi sado njerëz të kesh sepse nuk të lejon procedura e betonit që po ashtu do kohën e vet të bëhet i fortë. Njerëzimit i mbetet vetëm një zgjidhje, të ruhet që të mos lejojë Covid-19 të futet ne trupin e tij.