Lajme Javore

Informohu i pari

Mjekët nuk i dhanë shpresë, 97-vjeçarja shërohet nga koronavirusi

97 vjeçarja Gina Dal Colleto u shtrua shtruar në spital në 1 prill, pasi zbuloi se ishte infektuar nga Covid 19.

Duke parë moshën e saj dhe simptomat e shfaqura, pak kush mendonte se e moshuara do të arrinte të mbijetonte.

Megjithatë, ditën e sotme, ajo ka dalë nga spitali, në një gjendje shumë të mirë shëndetësore dhe është përshëndetur nga i gjithë stafi.

Gina është bërë e mbijetuara më e “famshme” në Brazil dhe pacientja më e moshuar që është shëruar nga virusi. Shërimi i saj është konsideruar si një burim shprese në Brazil nga stafi mjekësor dhe pacientët e infektuar.

Rede D’Or Sao Luiz, i cili kontrollon spitalin Vila Nova Star tha në një deklaratë:

Edhe me gati një shekull jete, Gina ka një rutinë shumë aktive. Ajo është mjaft pozitive, plot energji dhe bën çdo gjë vetë. Gina u vendos në terapi intensive, ku i është vendosur ventilatori. Gjendja e saj për disa ditë u përkeqësua aq shumë sa menduam se nuk do të kishte shpëtim. Por Gina tregoi se është më e fortë se Covid 19 dhe na ka dhënë të gjithëve forcë me dëshirën e saj për të jetuar.