Lajme Javore

Informohu i pari

Momenti epik/ I riu i bën “zbor” policisë së Lleshit, iu shpëton nga duart gjatë shoqërimit

Prej disa javësh, gjatë gjithës ditës së diel nuk lejohet asnjë lëvizje në vendin tonë dhe asnjë biznes, ushqimore apo farmaci nuk lejohet të hapet, për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.

Ndërkohë nuk mungojnë edhe ata të cilët pavarësisht kësaj vijojnë të shkelin rregullat e karantinës, duke u kthyer në rrezik edhe për qytetarët e tjerë.

I tillë është edhe rasti i një të riu, i cili është ndaluar nga efektivët e policisë, por ndalimi i tij duket nuk ka shkuar siç duhet, pasi personi në fjalë ka ndërmarr një veprim të pazakontë.

Efektivët i kanë kërkuar që ai të futet brenda në automjetin e policisë, për ta shoqëruar më pas në komisariat.

Mirëpo, në momentin kur ishte sapo njëri nga efektivët e policisë hapin derën e automjetit, i riu arrin të largohet me vrap, duke i shpëtuar uniformave blu.