Lajme Javore

Informohu i pari

‘Nuk do të jetë si herët e tjera’/ Kryeministri Italian bën urimin prekës për Pashkë: Na mungojnë buzëqeshjet e të afërmve

Kryeministri Italian Giuseppe Conte ka gjetur forcën për të uruar Pashkët, në një kohë kur në shtetin italian numërohen 19.468 vik tima nga koronavirusi.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, ai uron veçanërisht ata që po vuajnë nga kjo pandemi dhe personat që kanë humbur familjarët dhe miqtë.

Conte shprehet se i mungojnë buzëqeshjet e të afërmve, përqafimet e miqve, traditat e bukura të vendit dhe shtrëngimet e duarve në Kisha, në sheshe, në bare.

Më tej, ai thekson se do t’ia dalin ta përballojnë këtë situtë alarmante dhe tra gjike.

Urimi i plotë:
Gëzuar Pashkët të gjithë italianëve. Gëzuar atyre që vuajnë, atyre që para syve kanë një karrike bosh, atyre që luftojnë në repartet spitalore për të larguar lotët dhe dhimbjet nga komuniteti i tyre.

Na mungojnë buzëqeshjet e të afërmve tanë, përqafimet e miqve, traditat e bukura të vendit tonë, shtrëngimet e duarve në Kisha, në sheshe, në bare.

Heqja dorë e shumë gjërave në këtë të diel të bekuar është një gjest i lidhjes autentike ndaj asaj që me të vërtetë ka rëndësi dhe që do të jemi në gjendje të rimarrim së shpejti.

Sot nuk do të jetë si herët e tjera, por nuk do të jetë as nesër, kur të shtrëngojmë fort atë që ka rëndësi. Së bashku do t’ia dalim.