Lajme Javore

Informohu i pari

Koronavirusi/ Papa Françesku thirrje BE-së për solidaritet: Faluani borxhet vendeve të varfëra!

Papa Françesku ka bërë një thirrje ndaj BE, rreth “rivalitetit” të vendeve gjatë periudhës së pandemisë. Ai ka kërkuar që sanksionet ndërkombëtare të qetësohen dhe borxhet e vendeve më të varfëra të falen.

Në një Bazilikë të boshatisur të Shën Pjetrit, e shoqëruar vetëm herë pas here nga mjeshtri i tij i ceremonive, Guido Marini, Francisco kujtoi se “e gjithë bota po vuan dhe duhet të bashkohet” për t’u përballur me këtë krizë globale.

Midis shumë zonave të prekura nga koronavirusi, Papa është ndalur veçanërisht në Evropë, ku pandemia është bërë gjithashtu një sfidë e paparë për BE-në.

Papa Françesku është shprehur:

Pas Lu ftës së Dytë Botërore, ky kontinent i dashur ishte në gjendje të rilindë falë një fryme të vërtetë solidariteti që i lejoi të kapërcejë rivalitetet nga e kaluara. Është shumë urgjente, veçanërisht në rrethanat aktuale, që këto rivalitete të shuhen,që të gjithë e njohin veten si pjesë të një familje të vetme dhe mbështesin reciprokisht njëri-tjetrin. Sot, Bashkimi Evropian po përballet me një sfidë historike, nga e cila do të varet e ardhmja e saj, por ajo e tërë botës. Mos e humbni mundësinë për të demonstruar, edhe një herë, solidaritet, madje duke përdorur zgjidhje inovative. Kjo nuk është koha për të vazhduar bërjen dhe shitjen e armëve, duke shpenzuar shuma të mëdha parash që mund të përdoren për t’u kujdesur për njerëzit dhe për të shpëtuar jetë. Kjo mund të jetë koha për t’i dhënë fund luf tës së gjatë që ka përgjakur Sirinë, konfliktin në Jemen dhe tensionet në Irak, si dhe në Liban. Lutem gjithashtu që Palestina dhe Izraeli të rifillojnë dialogun dhe të gjejnë një zgjidhje të qëndrushme. Gjithashtu, lutem që vuajtjet e popullatës në rajonet lindore të Ukrainës të mbarojnë dhe sulmet terroriste në vendet e ndryshme të Afrikës të marrin fund.