Lajme Javore

Informohu i pari

Lajm i mirë, ulet sërish numri i pacientëve të shtruar në dy spitalet Covid

Ministria e Shëndetësisë njoftoi ditën e sotme se në të gjithë vendin, në 24 orët e fundit janë shënuar 13 raste me koronavirus, duke e çuar numrin në total të të infektuarëve në 446.

Gjithashtu u raportua se 20 pacientë janë shëruar. Mirëpo përveç kësaj,një lajm tjetër i mirë është se ka rënë sërish numri i personave të shtruar në spitalet Covid.

Mësohet se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 41 të shtruar. 6 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 2 prej tyre janë të intubuar.

Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar 6 pacientë janë në terapi intensive, ndërsa 5 prej tyre janë të intubuar. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 49 pacientë, duke shënuar kështu numrin më të ulët në krahasim me disa ditë më parë.