Lajme Javore

Informohu i pari

Koronavirusi/ Shërohen 20 pacientë të tjerë në Shqipëri

Gjendja në vendin tonë paraqitet e rënduar prej koronavirusit. Rastet me të infektuar me koronavirus janë shtuar nga dita në ditë.

Por një lajm i mirë është dhënë. Raportohet se në Shqipëri janë shëruar nga koronavirusi edhe 20 pacientë të tjerë.

Këtë lajm e ka dhënë kryeministri Edi Rama me anë të një njoftimi në rrjetet sociale. Ai ka shkruar:

LAJM I MIRË: 20 TË SHËRUAR SOT.
Ndërkohë në vendin tonë vazhdojën thirrjet për të qëndruar në shtëpi, për të respektuar higjenën personale dhe distancimin social.

Kujtojmë këtu se gati e gjithë bota është në psikozë prej koronavirusit. Po ashtu sjellim në kujtesë se disa ditë më parë mjeku Pipero tha se me koronavirusin nuk ka trimëri. Trim vazhdoi mjeku më tej është ai që rri në shtëpi.