Lajme Javore

Informohu i pari

Francë/ Ulet numri i vik timave nga koronavirusi në 24 orët e fundit, rritet numri i rasteve të reja

Franca ka raportuar këtë të shtunë 643 viktima nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas të dhënave zyrtare, 353 nga vik timat u regjistruan në spitale, ndërsa 290 vi ktima në shtëpi pleqsh.

Ditën e djeshme u raportuan 987 vi ktima nga koronavirusi, ndërsa sot janë shënuar mbi 300 vd ekje më pak.

Zyrtari i lartë shëndetësor, Jerome Salomon, u tha gazetarëve se numri i përgjithshëm i vik timave nga koronavirusi në Francë ka arritur në 13.832, ku 8943 kanë hu mbur je tën në spitalet e vendit, ndërsa 4889 në azile për të moshuarit.

Aktualisht, mbi 31 mijë pacientë janë shtruar në spitale, 6883 prej të cilëve ndodhen në kujdes intensiv.

Sipas raportit të fundit nga autoritetet shëndetësore, Franca ka regjistruar 93,790 raste të konfirmuara të Covid-19, që nga fillimi i epidemisë.

Një e dhënë shqetësuese është rritja e rasteve të reja me koronavirusi, ku gjatë 24 orëve të fundit janë testuar pozitivisht mbi 7 mijë persona.