VIDEO/ 3 vjeçarja me prirjen e rrallë, di përmendësh dhjetëra shtete dhe kryeqytete
Një baba nga India nuk ka nguruar të hedhë me krenari në internet një video të vajzës së tij tre vjeçare e cila ka aftësinë e rrallë të njohë dhjetëra flamuj të botës dhe njëkohësisht mund të thotë pa asnjë vështirësi edhe kryeqytetet e secilit shtet.
Me durim në video ajo iu përgjigjet të gjitha pyetjeve të babait të saj i cili në fund i mrekulluar me të bijën nuk e fsheh aspak entuziazmin duke i treguar se sa e aftë është.