Lajme Javore

Informohu i pari

“Gëzuar Krishtlindjet”/ Deputetja socialiste bën gafën e rëndë, ngatërron Pashkët me lindjen e Krishtit

Deputetja e Partisë Socialiste, Antoneta Dhima, ka bërë një gafë të rëndë mbrëmjen e sotme.

Në një intervistë për Fax News, në vend që të uronte besimtarët katolikë për Pashkët, Dhima tha se “sot është nata e Krishtlindjeve”.

Ndonëse spikerja e korrigjoi në moment lapsusin e deputetes, ajo sërish u ngatërrua në pak sekonda, duke uruar besimtarët “gëzuar Krishtlindjet”.

Ajo u shpreh:

Me qenë se sot është nata e Krishtindjeve, dua të uroj të gjithë komunitetin katolik, gëzuar Krishtlindjet qofshin të bekuara dhe kalofshin mirë me sa më pak pasoja të kalojë kjo pandemi me sa më pak pasoja në të gjithë botën.
Kjo nuk është hera e parë që deputetet socialiste ngatërrojnë Pashkët me Krishtlindjen.

Të njëjtën gafë e bëri edhe ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro në vitin 2015, kur uroi “Gëzuar Krishtlindjet”, për Pashkët.