Lajme Javore

Informohu i pari

Shqiptari në Kanada jep falas bukë për ata që s’kanë në furrën e tij

Shqiptari nga Kosova, Shaqir Duraj ka bërë një gjest të madh. Sipas asaj që raporton ‘Telegraf‘ ky shqiptari nga Kosova e jep falas bukën, për ata që nuk kanë, në furrën që ai ka hapur në Kanada.

Shqiptari nga Kosova është mirënjohës për ndihmën që kanadezët i dhanë atij dhe familjes së tij, kur shkoi në fillim në Kanada.

Ai nuk e ka harruar atë që ndodhi në Kosovë gjatë luftës dhe ka thënë edhe se ndihmën që i kanë dhënë kur shkoi në Kanada në fillim nuk do ta harroj kurrë.

Ai ka treguar:

Forcat serbe po bënin kërdi në Kosovë, duke vr arë njerëz. Unë, gruaja ime dhe vajza ime më e madhja shkuam në Maqedoni ku qëndruam dy muaj në një kamp të KB-së. Jo shumë kohë pasi mbërritëm në kamp, ​​emri i familjes time doli në tabelë. Mbaj mend si të ishte dje. Pashë emrin tim në tabelë duke na thënë që do të fluturojmë për në Kanada brenda një jave. Mbaj mend më 13 maj 1999, ne fluturuam për në Kanada.
Pasi mbërriti në Kanada bashkë me familjen e tij, ai u vendos në një bazë ushtarake në Gagetown. E më pas u vendos në Calgary.

Ai tregon se aty e kanë pritur mjaft mirë dhe se kanë ndihmuar shumë. Shqiptari nga Kosova arriti të hapë një furrë buke në vitin 2006.

Furra e tij quhet ‘Bakery European’, në fillim aty punonte vetëm ai dhe gruaja e tij. Po ashtu ai ka thënë:

Unë dhe fëmijët e mi rreth tre javë më parë filluam të flasim se si mund t’i ndihmojmë njerëzit. Ne filluam të ndihmojmë të moshuarit përreth qytetit duke shpërndarë dy bukë falas për ata që nuk mund të lënë shtëpitë e tyre.
Shqiptari nga Kosova u bën thirrje të gjithëve që të ndihmojnë ata që nuk kanë në këto ditë të vështira.