Lajme Javore

Informohu i pari

Flluska me ujë i ka kalbur mushkërinë, 21-vjeçari nga Lezha ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve

Florin Shullani është një i ri nga Lezha, i cili nga nevojë për ndihmën e të gjithë shqiptarëve.

21-vjeçari ndodhet i shtruar në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.

Atij i është shfaqur një flluskë e madhe me ajër dhe me ujë, me gjerësi 17 cm dhe gjerësi 12 cm.

Kjo flluskë ka bërë që mushkëria e majtë e tij të ka lbet plotësisht. Florini shprehet se deri më tani ka kryer dy operacione dhe ka vendosur tetë drena, por i frikësohet një procedure mjekësore, që përfshin hapjen e një dritareje në mushkëri, e cila në rastin më të keq mund ta lërë të paralizuar për gjithë jetën.

Ai ka nevojë për një shumë monetare mbi 7 mijë euro, për kryerjen e një operacioni të tretë.

Përmes një mesazhi të dërguar në redaksinë e JOQ Albania, 21-vjeçari iu drejtohet të gjithë shqiptarëve, të cilët kanë mundësi ta sigurojnë këtë shumë, që ai të shërohet dhe të jetojë si gjithë bashkëmoshatarët e tij.

I riu nga Lezha ka lënë edhe një numër kontakti, ku të gjithë ata që kanë mundësi për ta ndihmuar, ta kontaktojnë për detaje të tjera.

Apeli i plotë:

Pershendetje JOQ! Shpresoj qe me t vertet ta lexoni kte mesazhin tim sepse vertet ja kam nevojen.Une quhem Florin Shullani jam 21 vjec nga Torovica e Lezhes .Kam nje problem shum te madh me shendetin .Jam shtruar ne Spitalin Universitar Shefqet Ndroqi Tirane ne pavionin nr 2 ne kirurgjine Torakale .Fillimisht u shtrova per nje flluske te madhe me ajer dhe me uje e cila kishte 17cm gjatesi edhe 12 cm gjeresi pikerisht nga kjo flluske me ishte kal bur komplet mushkeria e majte .Deri tani kam bere 2operacione dhe kam vendosur 8 drena .Por ajo qe me frikeson me se shumti esht se me kan then per te me hapur nje dritare ne mushkeri nga informacionet qe kam marr kam mesuar qe pas kesaj procedure mund te ngel invalid gjith jeten .Gjeja qe une kerkoj me se shumti esht te lutem te vendosni doren ne zemer dhe Te me ndihmoni me nje shume mbi 7mij Euro. Ata qe kan mundesi tme ndihmojne ju lutem me telefononi ne kete numer: 355688678796