Lajme Javore

Informohu i pari

Mjeku shqiptar: Kulmin e pandemisë e kaluam, tani të fillojmë me..

Mjeku kirurg, Gëzim Xhepa në një lidhje live për emisionin ”Kjo Javë” është shprehur se kulmi i COVID-19 në Shqipëri ka kaluar në shkurt bashkë me epideminë e gripit AH1N1. Ai tha se Shqipëria në 5 javë nuk ka pasur kurbë ngritëse dhe nëse nuk e ka para pikun atëhere e ka mbrapa.

Më tej ai thekson se testet e targetuara siç po bëhen tani janë të mjaftueshme teksa thotë se qeveria duhet të provojë çlirimin nga karantina pasi nëse do të ketë kurbë ngritëse mund të kthejë masat përsëri.

“Sipas llogjikës së thjeshtë epidemiologjike, përderisa nuk kemi rritje në 5 javë. Nëse nuk e kemi përpara e kemi mbrapa. Sa i përket mjekëve të shërbimit parësor, muaji shkurt ka qenë epidemia e AH1N1 me tipare specifike ku temperatuar zgjaste mbi 3 ditë, kolla mbi 3 javë, shoqërohej me komplikacione pulmonare, pra ishin simptoma jo vetëm të AH1N1. Mund të ketë ardhur COVID-19 në kohën e asaj epidemie. Nga ana tjetër në këto periudha ka pasur raste me pneumoni atipike. Dhe departamenti i Imazherisë duhet të balancojë këtë tezë, imazhet skanerografike që këto pneumoni kanë qenë apo jo COVID-19. Problemi është se ne nuk kemi rritje“, tha ai.

Mjeku ka bërë thirrje më tej qeverisë që të lehtësojë kufizimet, pasi izolimi është i dënshëm sidomos për pensionistët dhe fëmijët.

“Çfarë kam kuptuar me zbutje të karantinës. Me lehtësim kuptoj që në radhë të parë pensionistët dhe mosha e thyer duhet që të ketë fashë oraresh 2 orë. Po i rrezikojmë me këtë bllokim. Duhet menduar për fëmijët. Duhen zgjeruar oraret. Me tamponet që shohim po patëm rritje siç hidhen para hapat kthehen dhe mbrapa.

Përsa i përket fëmijëve, popullsia aktive është në stres. Nuk mund të rruajmë një status- quo.
Kostot ekonomike? Do të shihnim do të ishte e imunizuar popullsia, ja doli që nuk ishte sa do e shtynim popullsinë. Kush do i mbulonte kostot. Do i bënin ata që kanë para.

Për mua teste të targetuara janë të mjaftueshme dhe të provohen me çlirimin e karantinës.”- tha Gëzim Xhepa.